Do të martohem me Kristiano Ronaldon
Dhe ta mendosh se lajmi për djalin që Kristiano Ronaldo ka me një tjetër grua, një kameriere nga Los Anxhelos, e ka afruar akoma më shumë me të, edhe pse në fillim mbeti e shokuar. Bëhet fjalë për Irina Shayk, të dashurën bukuroshe ruse të CR9. por duket se momenti i vështirë ka kaluar dhe tashmë ka njoftuar në “Facebook”: “Jam nusja e ardhshme e Kristiano Ronaldos dhe dasmën do ta bëjmë para Krishtlindjeve. Do të kemi të reja së shpejti. E dua të dashurin tim, e dua jetën time dhe e dashuroj Portugalinë. Pastaj dua ta ndihmoj të rrisë djalin e tij, edhe pse në një moment të parë, sapo e mora lajmin, u shokova shumë”. Një tjetër surprizë e kësaj vere, ku portugezit nuk i ka munguar asgjë, përveç ndonjë goli në Botëror. Për momentin, babai i lumtur as nuk e konfirmon dhe as nuk e përgënjeshtron këtë.
#