E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Të ulen çmimet e tokës, ka çmime shumë më të larta sesa treguNga TemaQeveria shqiptare do të ulë çmimin e tokave, në mënyrë që ajo të paguajë më pak pará në raste shpronësimesh apo që investitori të paguajë më pak. Kryeministri Berisha tha d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria: Të ulen çmimet e tokës, ka çmime shumë më të larta sesa treguNga Tema

Qeveria shqiptare do të ulë çmimin e tokave, në mënyrë që ajo të paguajë më pak pará në raste shpronësimesh apo që investitori të paguajë më pak. Kryeministri Berisha tha dje se harta e çmimeve që ka miratuar kohë më parë qeveria nuk është realiste, pasi ka çmime shumë të larta, ndërkohë që në shumë zona të vendit toka apo trualli ka çmim shumë të lirë dhe kjo vlerë e tregut nuk është asfare në përputhe me atë që është shkruar në hartën e çmimeve. Qeveria në fakt është autori së bashku me Ministrinë Drejtësisë për këto harta çmimesh dhe tashmë ajo po kërko t’i ndryshojë. Ndryshimi i këtyre hartave të çmimeve, me sa duket, është kthyer në domosdoshmëri, pasi mospërputhjet në çmime duhet të jenë shumë larta dhe në disa raste ato janë të tilla. Kryeministri Berisha kërkoi dje nga ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave të nisin procesin e rishqyrtimit të hartës së çmimit të tokave, duke theksuar se rishikimi i çmimeve do të bëhet pas një vëzhgimi e hetimi serioz e të përgjegjshëm.

Kryeministri Berisha tha se në disa rrethe çmimi real i tokës është shumë herë më i ulët, në krahasim me çmimin e përcaktuar nga qeveria. “Organi tatimor, - tha kryeministri, - do të bëjë një hetim periodik të çmimeve të tregut, mbi bazën e të cilit do të përcaktohet edhe harta e çmimit të tokës. Qeveria mendon se çmimet e larta të tregut të tokës apo të trojeve janë duke u bërë pengesë për investimet duke i dekurajuar investitorët. Qeveria nuk dha asnjë shpjegim, nëse realisht ka pasur biznese që janë zmbrapsur për shkak të këtij problemi apo të jepte se sa mund të jenë humbjet e ekonomisë nga këto zmbrapsje, nëse ka pasur. Kjo e bën pak të paqartë ngritjen në këtë moment të këtij problemi, i cili megjithatë është serioz. Qeveria shqiptare ka premtuar shumë kohë më herët që do të bënte që investimet e huaja të ishin të jashtëzakonshme dhe një nga masat do të ishte edhe dhënia për 1 euro e tokës bujqësore, gjë që ka pasur vështirësi. Në anën tjetër, çmimet e larta të tokës në vend kanë vënë në vështirësi edhe buxhetin e qeverisë, e cila duhet të dëmshpërblejë pronarët, në rastet kur ajo kryen një investim në këto toka. Gjithashtu, edhe kompensimi i ish-pronarëve përsëri e rrit kosto e buxhetit të shtetit dhe duket se në një vit të vështirë buxhetor si ky ulja e çmimeve do të ishte sadopak një ndihmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›