Do të paguajnë dhe ata që kanë blerë shtëpitë para ´90
19/01/2005 Të gjithë shtetasit, që kanë blerë shtëpitë private, para viteve 1990, por që në certifikatën e pasurisë nuk kanë përfshirë dhe truallin, do të detyrohen ta paguajnë atë. Sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, në këto raste vlera e truallit që do të paguhet, nuk do të jetë ajo e tregut, por do të merret si bazë çmimi i tokës së periudhës kur është blerë ndërtesa, plus indeksin e rritjes së çmimit në kohë. Kështu, në rast se një metër katror tokë në vitin 1986 ka qenë 100 lekë, vlera që do të paguajë një person, që ka blerë shtëpi në atë kohë, do të jetë 100 lekë plus indeksin e çmimit. Ky i fundit në vetvete përbën rritjen që ka pësuar zyrtarisht vlera e pronës gjatë viteve. Pra, në rast se indeksi është rritur 200 herë dhe çmimi do të rritet po aq herë. Sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, përcaktimin e indeksit të çmimit do ta vendosë vetëm vendimi i qeverisë.
Kompensimi
Shkak për krijimin e një situatë të tillë është fakti se gjatë periudhës së komunizmit, në Shqipëri nuk lejohej shitblerja e tokës, por vetëm e ndërtesës. Gjatë viteve 1960, blerja e ndërtesave në mënyrën e sipërpërmendur është tepër e përhapur, pasi shteti detyronte lëvizjet në masë të njerëzve. Ndaj, gjatë diskutimeve të një viti më parë, deputetët kanë vendosur që ata që kanë blerë shtëpitë në këtë periudhë të paguajnë dhe tokën. Një veprim i tillë do t'u japë të drejtën e marrjes së certifikatës së pronësisë, hipotekës, gjë e cila deri më tani nuk lejohej. Burimet thanë se më Shqipëri një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë në pronësi ndërtesën, por jo truallin. Kjo situatë ka sjellë dhe përplasje mes ish-pronarëve të truallit dhe pronarit të ndërtesës. Ndërsa pronari i tokës kërkon të drejtën e tij, zotëruesi i ndërtesës paraqet dokumentet, ku ka blerë shtëpinë prej shtetit diktatorial. Për këto situata, ligji i miratuar së fundi në Kuvend përcakton se e drejta e pronës i mbetet atij që ka blerë ndërtesën, por dhe kjo deri kur të paguhet trualli. Ndërsa, pronari i tokës do të kompensohet sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronarëve. Ligji përcakton se fondet e krijuara nga blerja e këtyre trojeve do të kalojë në fondin e shtetit për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Metodika
Burimet kanë bërë të ditur se në metodikën për vendosjen e çmimit të kthimit dhe kompensimit të pronave do të përfshihet dhe rasti i ndërtesave të blera para viteve 1990. Në këto raste bëhet fjalë për blerjen e shtëpive private. Duke parë se në atë kohë lejohej vetëm blerja e mureve, është vendosur që Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të përcaktojë dhe procedurën e blerjes së truallit prej pronarëve të ndërtesës. Anëtarët e komitetit të kthimit dhe kompensimit të pronave kanë bërë të ditur se dhe kjo pikë është në rendin e diskutimeve, por deri më tani nuk ka një përcaktim konkret. Nga ana tjetër është theksuar se do të jenë komisionet vendore që do të kryejnë të gjitha procedurat për "legalizimin", edhe të këtyrë ndërtimeve.
Mbetet e paqartë vendosja e indeksit të çmimit
Pronarët kanë mbetur ende të paqartë mbi indeksin e rritjes së çmimeve që do të përdoren për kompensimin e tyre. Janë një sërë pikash, në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, ku theksohet se kompensimi do të kryhet sipas çmimit, kur është blerë një pronë duke i shtuar dhe indeksin e rritjes së çmimit në kohë. Sipas ligjit, indeksi i çmimeve duhej të përcaktohej nga qeveria dhe të botohej në Fletoren Zyrtare. Por deri më tani një veprim i tillë nuk është bërë. Sipas përcaktimeve ekonomike, rritja e indeksit të çmimeve është, rritja që përson një subjekt në kohë. Deri më tani të dhënat për rritjen e çmimeve janë marrë nga Instituti i Statistikave. Por në rastin e pronave, kjo do të jetë dhe më e komplikuar, pasi në tregun e shqiptar nuk ka pasur shitblerje të pronave. Megjithatë, duhet të jetë qeveria që do t'i paraqesë pronarëve se kush do të jenë kriteret për kompensimin e tyre. Rasti më i debatueshëm për zbatimin e ligjit pritet të jenë kur një person ka blerë një ndërtesë në tokën e ish-pronarit, në marrëveshje me shtetin. Në një nen të ligjit përcaktohet se ka raste kur ndërtesa i kalon ish-pronarit, ndërsa ndërtuesi dëmshpërblehet sipas çmimeve të kohës kur është bërë objekti, duke i shtuar indeksin e rritjes së çmimit. Por në rastet kur ndërtesa ka kushtuar më shumë se 150 për qind të vlerës së truallit, kompensimi i jepet ish-pronarit. Dhë në këtë rast kemi çmimin e tregut kur është bërë shitja shoqëruar me indkesin e rritjes së çmimeve. Por vlerësimi i indeksit ende nuk është bërë i qartë prej qeverisë.