Për dy trafikantët, 34 vite burg
19/01/2005 TIRANË –Trafikuan në bashkëpunim një vajzë nga Puka. Një prej dy shokëve ndodhej në bankën e të akuzuarve dhe dëgjoi të gjitha seancat gjyqësore, ndërkohë që shoku i tij u hetua dhe gjykua në mungesë. Gjykata dënoi dje me nga 17 vite heqje lirie të pandehurit Ardian Çukaj dhe Haxhi Aliaj. Sipas gjykatës, vepra penale është e vërtetuar plotësisht dhe, për këtë arsye, autorët duhet të deklarohen fajtorë. Haxhi Aliaj dhe Ardian Çukaj janë dy të pandehurit, të cilët në bashkëpunim janë munduar të nisin drejt brigjeve të shtetit fqinj, vajzën e quajtur Bardha Aliaj. Prokurori Eugen Beçi, i ka gjetur fajtor të pandehurit dhe kërkoi nga gjykata dënimin e secilit me nga 20 vjet heqje lirie. Ndërkohë që mbrojtja kërkoi pafajësi. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga mbrojtja, klientët e tyre vetëm sa janë shoqëruar me vajzën. Madje, avokati i të pandehurit Haxhi Aliaj, u shpreh se e dëmtuara ka patur njohje të vjetra me klietin e tij dhe ata vetëm sa kanë shkëmbyer biseda. Vajza, sipas mbrojtjes, ka dashur vetë të shoqërohet me djemtë nga Durrësi. Edhe vetë e dëmtuara, Bardha Aliaj nga Puka, u ka qëndruar besnike deklarimeve që ka bërë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kundër të pandehurve Haxhi Aliaj dhe Ardian Çukaj. Të pandehurit banojnë në Durrës. Janë shokë dhe në bashkëpunim me njëri–tjetrin kanë pregatitur terrenin për ta dërguar në Itali vajzën nga Puka. Bardha ka të njëjtin mbiemër me të pandehurin Haxhi Aliaj. Ky i fundit e ka marrë atë dhe e ka njohur me të pandehurin tjetër. Për disa ditë e kanë mbajtur në Durrës. Vajza ka deklaruar në sigurimin e provës se, dy të pandehurit, gjatë bisedave kanë thënë se do ta trafikonin dhe më pas do të merrnin paratë. Të gjitha ato që ka deklaruar në Durrës, vajza ia kujtoi edhe një herë Gjykatës për Krime të Rënda. Kur u pyet, ajo tha se u qëndronte të gjitha deklarimeve të para, duke mos hequr asnjë presje. Vajza tha se të pandehurit nuk kanë arritur ta trafikojnë dot, pasi ajo i ka diktuar dhe një ditë të bukur është nisur për të bërë kallëzim. Alma Çuka
Burg pa afat për drejtoreshën ekonomike të Qytetit Studenti
Kërkoi ryshfet nga një biznesmen, përfundoi në prangat e policisë dhe më pas gjykata qe ajo që e dërgoi në burg pa afat. Gjyqtarja Mimoza Kajo dha dje vendimin për Tefta Dostin, akuzuar për veprën penale të mitmarrjes. Duke qenë në detyrë drejtoreshë ekonomike në Qytetin Studenti, e pandehura Tefta Dosti shrytëzoi postin. Në mënyrë krejt të hapur, ajo i ka kërkuar biznesmenit 500 euro ryshfet në këmbim të fitimit të tenderit. Si provë, para gjykatës Prokuroria ka paraqitur një kasetë filmike, e marrë nga një televizion privat. Kjo është një nga provat bazë të akuzës për të vërtetuar mitmarrjen e të pandehurës. Para gjykatës, Dosti, e cila është shoqëruar për në Burgun 313-të, nuk ka preferuar të japë asnjë shpjegim. Ajo është shprehur se do të sqarojë pozicionin e vet gjatë seancave gjyqësore. Ndërkohë që gjyqtarja Mimoza Kajo nuk e ka patur të vështirë ta dërgojë në burg pa afat Tefta Dostin, e cila deri pak ditë më parë punonte në zyrën ekonomike. Para organit të Prokurorisë, përveç kasetës filmike ka dhënë shpjegime edhe biznesmeni, të cilit iu kërkua ryshfet fare hapur. Në gjykatë është deklaruar fakti se, edhe herë të tjera kjo ekonomiste kishte nxjerrë probleme të këtij lloji. Tashmë, Tefta Dosti do të presë ardhjen e dosjes për gjykim. Vetëm para gjykatës ajo mund të mbrohet me alternativat e saj, nëse ka. Ndërsa ky rast është marrë në konsideratë për hetim dhe ka përbërë vepër penale, rasti i parë i një avokati ku kërkonte ryshfet hapur edhe për prokurorin, u la në heshtje.
Alma Çuka