PD në fushatë me stafin elektoral të Bushit
19/01/2005 Fushata Elektorale e Partisë Demokratike do të ideohet dhe drejtohet nga kompania që bëri të mundur fitoren e Presidentit Xhorxh W. Bush në zgjedhjet e vitit 2004. Burime nga PD shprehen se lideri demokrat Berisha gjatë vizitës së tij në Amerikë ka arritur të bjerë dakord në parim me të njëjtën kompani, e cila mori përsipër fushatën elektorale të Presidentit të Amerikës, që të drejtojë dhe ideojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit 2005. Për sa i përket detajeve, ato do të mundësohen në takime të tjera. Bëhet fjalë për Kompaninë "Brabour Griffith & Rogers LLG", e cila ishte ideuesja e fushatës së republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit të shkuar. Sipas të njëjtit burim, gjatë takimeve me drejtuesit e kësaj kompanie, Berisha ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e qershorit, e cila nuk i është refuzuar. Në takimet e tij me tre presidentët Helly Barbor, Lan Griffith dhe Ed Roggers është diskutuar mbi mundësinë e dërgimit të një stafi, që do të ideojë dhe zbatojë fushatën e PD-së, e cila këtë herë, me sa duket, do të ketë sharmin amerikan. Më në detaje, sipas të njëjtit burim për këtë çështje, është diskutuar me drejtorin e fushatës "Bush-Chenney 2004", Ken Malman. Ky i fundit, së bashku me Karl Rouv, ishin arkitektët e fitores së Bushit në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Takimet
Ecejaket e kreut republikan, Mediu dhe takimet e tij me eksponentë të diasporës shqiptare atje si dhe korrespondenca e liderit demokrat me kompaninë në fjalë, bënë të mundur të realizohej ajo që në fakt nuk u realizua në zgjedhjet e vitit 2001. Të njëjtat burime shprehen se edhe në atë kohë lideri demokrat ka kërkuar mbështetjen e kompanisë në fjalë për hartimin e fushatës, por kjo nuk është bërë e mundur. Nga ana e tjetër burimet shprehen se presionet e mazhorancës bënë që kompania amerikane, shumë e suksesshme në ideimin dhe zhvillimin e fushatave elektorale, të stepej dhe të mos bëhej e mundur ardhja e saj. Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët e stafit dhe specialistët që do të ideojnë fushatën e PD-së priten të vijnë nga fundi i muajit prill, pak ditë përpara se të fillojë muaji zyrtar i fushatës elektorale. Ky do të jetë rasti i parë, kur një kompani e huaj do të organizojë fushatën elektorale për një parti politike. Vlerësimi kalon dhe më tej, kur organizuesit do të jenë nga kompanitë më të mëdha të Amerikës, i cilësuar si shteti i demokracisë.
Vizita e Dytë
Nisja e dytë e Berishës drejt Amerikës do të bëhet më 28 janar të këtij muaji, ku lideri demokrat është thirrur të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve Amerikane. Mbështetjen për fushatën elektorale të PD-së dhe takimet e liderit Berisha si dhe të kreut republikan, Mediu, me drejtorin e fushtës Presidenciale në SHBA e lajmëroi vetë partia më e madhe e opozitës, e cila konfirmonte mbështetjen për zgjedhjet e ardhshme, por pa dhënë detaje të mëtjeshme rreth këtyre takimeve. Ndërkohë pritet që, në Mëngjesin e Lutjeve Amerikane, Berisha të ketë të tjera takime të rëndësishme me një sërë personalitetesh të SHBA-së.