“Erieta”, deklarime të reja dhe përgjime të dyshuarve
19/01/2005 TIRANË – “Porosia” e Prokurorisë së Tiranës për sektorin e Antiterrorit në polici, lidhur me hetimin e zhdukjes katër vjet më parë të Erieta Avdylit, është identifikimi i vendit ku ndodhen disa dëshmitarë dhe mbajtja në përgjim i disa personave të dyshuar. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, thanë dje se dosja penale për zhdukjen e Erieta Avdylit në vitin 2001, është transferuar javën e shkuar nga Prokuroria e Tiranës në polici, për plotësim me prova. Pas disa muajve hetime në Prokurori, drejtuesit e hetimeve të çështjes bashkë me dosjen, i kanë dërguar sektorit të Antiterrorit një rekomandim, ku kërkohet identifikimi i vendit ku ndodhen disa persona që mund të dëshmojnë për ngjarjen, si dhe mbikëqyrja dhe përgjimi i disa të tjerëve të dyshuar.
Hetimi
E hapur në pranverën e vitit të shkuar, me kërkesën e familjarëve të Erietës, dosja penale e ngjarjes gjatë hetimit 10-mujor nuk njohu shumë prova të reja. Kishin kaluar katër vjet nga mundësia për t'u rikthyer në vendin e ngjarjes për të kërkuar prova. Dëshmitarët e mundshëm, jo vetëm se e kishin humbur interesin për të dëshmuar, por edhe ngjarja kishte filluar t'u mjegullohej në kujtesë. Dosja e kaluar në shumë duar, në polici dhe në prokurori, kishte marrë disa herë drejtime të ndryshme, sipas stafeve të hetimit. Dhe mungesa e dukshme e provave e detyruan Prokurorinë e kryeqytetit ta kthente dosjen pak ditë më parë në polici. Kësaj radhe duket se dosja ka shkuar në polici me persona të dyshuar dhe me një listë dëshmitarësh të mundshëm, me të cilët gjatë një kohe disa mujore i është kërkuar Antiterrotit të punojë.
Hetimi
Burime nga Prokuroria thanë dje se, pistat në të cilat është hetuar për zhdukjen e 33-vjeçares Erieta Avdyli, kanë të bëjnë me mundësinë e vrasjes nga i shoqi, rrëmbim nga dikush për arsye ende të panjohura, apo një vetëzhdukje apo largimi të paramenduar për jashtë vendit, me qëllimin për t’i shpëtuar gjendjes së vështirë në të cilën kishin arritur marrëdhëniet në familje. Hetuesit nuk kanë arritur të zbardhin prova në mbështetje të asnjërës nga pistat, të cilat janë versione të njëjta hetimi me ato që janë ngritur vetëm pak kohë pas ngjarjes. Organi i akuzës nuk arriti të provojë në Gjykatë dyshimet mbi të shoqin e Erietës, Dritan Avdyli. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tij, duke e shpallur atë të pafajshëm. Mundësia e një vetëlargimi është e pabesueshme, për faktin se pas ngjarjes së bujshme, Erieta Avdyli nuk dha asnjë shenjë ekzistence, edhe pse zhurma e zhdukjes së saj i kaloi kufijtë shtetërorë të Shqipërisë.
Zhdukja e Erietës dhe
gjetja e trupit në Romanat
Një fshatar i zonës së Durrësit ka lajmëruar policinë për një trup të pajetë njeriu, në afërsi të shtëpisë së tij. Pranë shtëpisë së tij, një fshatar i zonës afrohet te zona ku gërmonte qeni i tij i shtëpisë dhe sheh trupin e pajetë e të dekompozuar të një njeriu. Hetimet intensive të policisë dhe prokurorisë për zhdukjen e Erieta Avdylit, tre vjet para zbulimit në Romanat, nuk ishin zbehur. Pasi zhvilluan disa ekspertiza dhe verifikime, ekspertët, policia dhe prokuroria deklaruan zyrtarisht se, 33-vjeçarja Erieta Avdyli, punonjësve e zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, ishte vrarë dhe hedhur në një pirg plehrash në Romanat, fshat në rrethin e Durrësit. Bashkëshortja e ish-shefit të Komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës, është zhdukur në orën 18.00 të mbrëmjes së 11 prillit 2000. Hetimet e Prokurorisë dhe të SHISH-it kanë zbuluar se, atë natë, pasi ka dalë nga zyra, Erieta ka hipur në biçikletë, por më pas asgjë nuk dihet. Filli i ngjarjes rigjendet me zbulimin se, natën e zhdukjes, Erieta Avdyli kishte lënë të takohej dhe të bisedonte me të motrën në shtëpinë e prindërve.