“Do të rishikojmë hartën e spitaleve”
Rishikim të hartës spitalore dhe shërbimeve. Kjo me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në këta sektorë. “Ka spitale atje ku nuk duhet të ketë, ka numër më të madh krevatesh se ç’duhet, por ka dhe spitale me koefiçient përdorimi të ulët, pra ka fiktivitet, çka bën që shpesh të sëmurët të mos marrin shërbimin e duhur”, kanë konkluduar ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre, praktikave të tilla synohet t’u jepet fund këtë vit, me reformën e nisur për përfshirjen e 42 spitaleve në skemën e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkaq brenda muajit mars do të lidhen kontratat mes spitaleve dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku do të përcaktohet mënyra se si ato do të aplikohen në praktikë. “Nga momenti i lidhjes së kontratave, deri në aplikimin e tyre në praktikë është një proces, por më e rëndësishme është që do të dilet nga mentaliteti ‘unë prodhoj, unë blej’”,pohojnë specialistët