E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndërtimi i bllokut 59 në kryeqytet

 

Nis rikonstruksioni i bllokut 59 në kryeqytet. Një sipërfaqe prej rreth 25 hektarësh në njësinë bashkiake nr.1 do të rehabilitohet tërësisht. Nga sa bën me dije Bashkia e Tiranës, në këtë bllok parashikohet ndërtimi i rrugëve, nga 3.5 deri në 7 metra, me trotuare të shtruar nga të dy anët me pllaka betoni. Gjithashtu është planifikuar ndërtimi i një rrjeti të ri kolektorësh dhe pusetash për ujërat e zeza dhe të bardha. Përveç korsisë së parkimit, në rrugët e brendshme të këtij blloku janë marrë parasysh nevojat në rritje për hapësira të gjelbra, si dhe gjelbërimi rrugor me pemë dekorative. “Ndryshimi do të vihet re kudo, në çdo cep të Tiranës. Sot po inspektojmë zbatimin e një tjetër projekti, që parashikon sistem të ri kanalizimesh, me rrugë të reja dhe hapësira moderne publike”, u shpreh kryebashkiaku Rama, i pranishëm gjatë nisjes së punimeve. Fondi i vënë në dispozicion për rikonstruksionin e këtij blloku është 143.501.942 lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›