E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të rritim prodhimin në sektorin bujqësor”

16/06/2009  Kreu i PLL-së prezanton kandidatët në Fier

Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia prezantoi kandidatët për deputetë të kësaj partie për Qarkun e Fierit. Duke vënë theksin në programin e partisë që ai drejton, Spahia bëri me dije se “PLL-ja synon të rrisë nivelet e prodhimit në sektorin bujqësor, të sigurojë stabilitetin e të ardhurave të prodhuesve dhe të ulë importin e produkteve të kësaj natyre”. Sipas tij, kjo do të realizohet duke stimuluar krijimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe blegtorale me dhënien e kredive pa interes si dhe heqjen për një periudhë 2-vjeçare të të gjitha detyrimeve shoqërore për ata që do të punësojnë më shumë se 5 veta si dhe duke stimuluar transferimin e produkteve të këtij sektori brendapërbrenda vendit me anë të subvencionimin të një përqindjeje të kostos së transportit. Kreu i PLL-së Ekrem Spahia u bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë partinë “Lëvizja e Legalitetit”, si një parti që është pranë interesave të tyre e që do të punojë për nxitjen e prodhimeve vendase dhe mbrojtjen e tyre nga konkurrenca e mallrave të importit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›