E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rrugës ti vihet emri Ibrahim Rrugova”

16/06/2009  Koçi për Durrës–Kukës

Partia Socialiste e Vërtetë ’91 zhvilloi dje një takim elektoral me banorë të Kukësit, ku mori pjesë dhe kryetari i kësaj partie Petro Koçi. Gjatë këtij takimi u prezantuan kandidatët për deputetë për Kukësin, Edlir Bala dhe Përparim Lami. Në fjalën e tij kreu i PSV-së, Koçi, foli mbi problemet e ndryshme që preokupojnë vendin dhe Kukësin në veçanti, duke shpalosur ndërkohë dhe zgjidhjet që ofron kjo parti lidhur me çështje të ndryshme. Koçi u ndal posaçërisht dhe foli për rrugën Durrës–Kukës, që në gjykimin e tij është një projekt i filluar nga e majta dhe duket se do të përfundohet po nga e majta. Madje, ndalur po në këtë rrugë, Koçi propozoi që kësaj rruge me rëndësi të madhe kombëtare dhe më tej t’i jepet emri “Ibrahim Rugova” për të nderuar kontributin e padiskutueshëm të liderit historik kosovar. Gjithashtu Koçi theksoi se rruga në aksin aktual është finalizimi i përpjekjeve të socialistëve në kundërshti me idenë e PD-së për ta kaluar nga një aks tjetër më verior. Kryetari i PSV ’91 theksoi se qëllimi i ardhshëm i maxhorancës së majtë qeverisëse është Rruga e Arbrit, që duhej të ishte bërë prej kohësh tashmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›