“Nevojitet një qeveri për qytetarët”
16/06/2009 Milo në Pogradec
Partia Demokracia Sociale ka vijuar turin elektoral në qytetin e Pogradecit. Gjatë këtij takimi kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo në fjalën e tij në takimin me simpatizantë dhe anëtarë të partisë që drejton vuri theksin në faktin se tashmë shqiptarëve dhe Shqipërisë u nevojitet një qeveri që mendon dhe punon për të mirën e vendit dhe për ta. Për këtë arsye nuk munguan akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale. “Shqipërisë nuk i nevojitet një senat politik, por njerëz që të sakrifikojnë për vendin. Shqipëria ka nevojë për një qeveri ku kryeqeveritari dhe qeveritari i saj të mendojnë se çfarë bëra sot për shqiptarët, sa punova për ta, sa prodhuam sot për shqiptarët. Çfarë do të bëjmë nesër që jetën e shqiptarëve ta bëjmë më të mirë. Ky duhet të jetë shqetësimi i qeveritarëve, ky duhet të jetë shqetësimi i politikës shqiptare dhe jo se çfarë do të marrim për vete dhe për familjet e tyre”, - deklaroi Milo gjatë fjalës së tij përpara banorëve të qytetit të Pogradecit.