Meta: E majta bashkë nesër në qeverisje
16/06/2009 Kreu i LSI-së deklaron pozicionin e partisë pas 28 qershorit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjodhi qytetin e Gramshit për të bërë të qartë pozicionin e partisë që ai drejton pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, gjatë fjalës së tij të mbajtur në mitingun që LSI-ja organizoi në këtë qytet, Meta shprehu bindjen e tij në fitoren e së majtës në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare. “Më 28 qershor fituesja e zgjedhjeve është e majta dhe fituesja e vërtetë është Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse ajo vendos shumicën e ardhshme parlamentare, ajo vendos qeverinë e ardhshme. Të gjithë socialistët dhe progresistët në Gramsh dhe në të gjithë Shqipërinë e dinë shumë mirë se kush ia kanë treguar ligjin Sali Berishës, e dinë shumë mirë se kush do ta largojnë Sali Berishën më 28 qershor, dhe ky është Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim”, - vlerësoi Meta. Ndërkohë, duke qëndruar në atë çfarë do të ndodhë me të majtën pas datës 28, kreu i LSI-së nënvizoi se “ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se pas 28 qershorit do të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste dhe na vjen shumë keq për ata që ende nuk prononcohen se me kë do të bëjnë koalicion pas 28 qershorit”. Duke shkuar më tej, Meta bëri me dije se pavarësisht këtij qëndrimi që shfaq selia rozë “të jeni të sigurt se e majta dhe progresistët do të bashkohen më 29 qershor dhe unë do t’i ftoj të gjithë: Ramën, Nanon, Gjinushin, Milon dhe të gjithë për t’u bashkuar në një qeveri për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për të çuar në pension një herë e përgjithmonë Sali Berishën, për të larguar varfërinë dhe papunësinë nga Gramshi”. Ndërkohë, referuar numrit rendor në listën e partive për datën 28 qershor, Meta u shpreh se “shqiptarët presin nga LSI-ja dhe Ilir Meta nga ardhja në pushtet të angazhohemi 24 orë në 24 orë për të nxjerrë vendin nga kriza, për t’u ofruar shqiptarëve punësim, për t’u dhënë familjeve shqiptare mundësinë për të jetuar me dinjitet”.