“Do të sillemi mirë, na ktheni lirinë”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Çdo i burgosur që ka kryer gjysmën e dënimit ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë për të fituar lirinë me kusht. Ndërkohë, duhet të ketë një sjellje shumë të mirë në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Një tjetër kriter që gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën është dhe afati kohor. Kështu, çdo i dënuar lejohet të dërgojë kërkesë në gjykatë dhe ta ripërsërisë atë, vetëm pasi të kenë kaluar gjashtë muaj nga vendimi i parë. Duke u bazuar në të drejtat që u njeh ligji, 136 të dënuar kanë depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesat për të lënë qelinë para përfundimit të dënimit. Burime zyrtare nga dikasteri i drejtësisë bëjnë të ditur se një pjesë shumë e vogël prej tyre kanë përfituar. Ndërkohë që të dënuarit përfitojnë nga lirimi me kusht, duhet të mos shpallen fajtorë për të njëjtën vepër penale, pasi në rast të tillë do të vuajnë dhe pjesën e dënimit, të cilin ua ka “falur” gjykata.
Kërkesat
Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar gjatë këtij viti 136 kërkesa për lirim me kusht nga të burgosurit që vuajnë dënimin në burgjet tona. Nga të gjitha këto kërkesa, më pak se një e dhjeta e tyre është pranuar nga ky organ për shqyrtim. Të dënuarit, që kanë bërë kërkesën, kanë kryer vepra të ndryshme penale. Duhet domosdoshmërisht që një i dënuar të ketë kryer pjesën më të madhe të dënimit që të paraqesë një kërkesë të tillë në organin gjykues. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se të dënuarit që kanë bërë kërkesat e tyre pranë kryesekretarisë së këtij institucioni, kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit, ku maksimalisht i kanë ngelur një vit apo dy vjet të tjera për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Për këtë vit kanë qenë me fat vetëm më pak se 10 persona, të cilët kanë lënë qelitë e burgjeve pas shqyrtimit të kërkesës dhe kanë fituar lirinë me kusht nga gjykata.
Kriteret
Ekzistojnë dy kritere për përfitimin e lirisë me kusht nga organi gjykues, të parashikuar në ligj, të cilët janë: I burgosuri të ketë kryer gjysmën e dënimit dhe kriteri tjetër është që me fitimin e lirisë nga zbatimi i ligjit personi nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale për një afat të caktuar kohor. Afati për të cilin përfituesi duhet të mos kryejë asnjë vepër penale përcaktohet me vendim gjykate. Burime nga organi i Gjyqësorit bëjnë të ditur se kërkesa për lirim të parakohshëm me kusht u është rrëzuar pjesës më të madhe të të dënuarve.
Kushtet
Burimet pohojnë se për të fituar lirinë me kusht duhet që i dënuari të këtë bërë më shumë se gjysmën e dënimit. Të këtë sjellje të mirë në burg si dhe kryesorja vepra që ai ka kryer, të mos jetë vepër e rëndë. Të gjitha këto kushte bëjnë që një i dënuar që ka paraqitur kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës të mund të fitojë lirinë para kohe. Por, edhe kjo liri ka disa kushte. Brenda një periudhe të caktuar kohe, i liruari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Kjo, pasi nëse ai do të kryejë, do ta humbasë lirinë për t u rikthyer përsëri në qeli.
Kriteret
Janë disa kritere që duhet të plotësojë një i dënuar për të marrë lirim me kusht. Plotësimi i këtyre kritereve bën që ai të mund të dalë nga burgu, duke “vuajtur” dënimin e mbetur jashtë qelisë. Sipas burimeve nga gjykata, mësohet se ky institucion vendos për lirimin me kusht dhe revokimin e vendimit sipas kritereve të caktuara në Kodin Penal, të cilat janë bërja e gjysmës së dënimit nga i burgosuri, si dhe sjellja e mirë e tij në qeli. Të njëjtat burime bënë të ditur se kërkesa nuk mund të përsëritet para se të kenë kaluar gjashtë muaj nga dita kur vendimi i rrëzimit të kërkesës ka marrë formë të prerë.
Neni 477 i Kodit të Procedures Penale
Lirimi me kusht
1.Gjykata e vendit të ekzekutimit vendos për lirimin me kusht dhe revokimin e vendimit të lirimit me kusht, sipas kritereve të caktuara në Kodin Penal.
2. Kërkesa nuk mund të përsëritet para se të kenë kaluar gjashtë muaj nga dita kur vendimi i rrëzimit të kërkesës ka marrë formë të prerë.
Petrit Liçi
Ish-anëtari i “Bandës së Lushnjes” kërkon lirinë
I arrestuar si një ndër anëtarët e “Bandës së Lushnjes”, i penduari i drejtësisë, Petrit Liçi, ka kërkuar në gjykatë lirim me kusht. Togat e zeza e kanë dënuar me 8 vjet burg, por pretendon të lërë qelinë, para kohe. Kërkesa e tij është depozituar në gjykatë, por ende nuk ka përfunduar shqyrtimi i saj. Burimet nga gjykata pohojnë se Petrit Liçi, i akuzuar si anëtar i Bandës së Lushnjës, është arrestuar nga mesi i vitit 2003. Ashtu si edhe pjesa tjetër e të pandehurve, ai ishte akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Tashmë atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 muaj burg. Që nga koha kur është arrestuar, Liçi është mbajtur në vende të sigurisë së lartë dhe është shoqëruar nga forca të shumta policore, sa herë që është dërguar në gjykatë për të vazhduar seancat gjyqësore të gjykimit të çështjes ndaj tij dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij.
Hetimi
Sokol Koçiu kërkon lirim me kusht
Ka paraqitur kërkesë për të lënë qelinë me kusht në Gjykatën e Tiranës, Sokol Koçiu. I dënuari i procesit “Kokaina”, ish- oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit pas shpalljes inkopetencë, për rastin e tij nga togat e zeza. Sokol Koçiu, i dënuar 15 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, kërkon nga Gjykata e Tiranës të fitojë lirinë e tij me çdo kusht. Pas pushimit të kërkesës së tij për amnisti në dhjetor të vitit të kaluar, për mungesë në seancën gjyqësore, Koçiu këtë herë ka kërkuar që Gjykata e Faktit Tiranë t i kthejë lirinë.
Pretendon sjellje të mirë
“Bosi” i firmës “Kambo Marshall”, Ylli Kambo
Ish-kreu i kompanisë rentiere ka kërkuar nga gjykata të lërë qelinë para përfundimit të dënimit. Kërkesa për lirim me kusht është paraqitur pak kohë më parë në Gjykatën e Tiranës. Ish-kreu i firmës piramidale “Kambo Marshall” prentendon se është sjellë shumë mirë në qeli dhe se ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit. Ndërkohë që togat e zeza të Gjykatës së Tiranës, kanë rrëzuar kërkesën e Kambos, ndërsa ky i fundit ka të drejtë të përsërisë kërkesën e tij vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008