E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, vetëvritet nëna e dy fëmijëve.

Autori i Lajmit: red.
Kushtet e rënda ekonomike kanë detyruar një 25-vjeçare nga Berati t i japë fund jetës. Burime nga policia e Beratit kanë bërë të ditur se Rudina Berisha ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti, pasi kishte konsumuar një sasi preparati helmues, fostoksinë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 25-vjeçarja, banore e lagjes “Uznovë”, ndërroi jetë në repartin e urgjencës pas disa orësh mjekimi intensiv. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se 25-vjeçarja ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja është gjetur nga të afërmit në dhomën e saj pas konsumimit të preparatit helmues dhe është dërguar me urgjencë pranë spitalit. Mjekët kanë konstatuar se pacientja kishte konsumuar një sasi të madhe helmi dhe menjëherë i kanë ofruar ndihmën shëndetsore.

Ky lajm është publikuar: 06/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›