"Do të sjell në Tiranë artistë të njohur amerikanë"
Ajo ka ikur shumë e vogël nga Shqipëria drejt Amerikës. Pa harruar origjinën, Doriana Molla ka vendosur të bëhet ndërmjetëse e kulturës midis dy vendeve. Në Nju Jork, ku edhe jeton, ka ngritur një shoqatë kulturore, përmes së cilës do të sjellë në Tiranë figura të njohura amerikane, e të promovojë kulturën shqiptare edhe më gjerë.
Ju keni ngritur në Amerikë një shoqëri kulturore për shkëmbim të ndërsjelltë me Shqipërinë. Kompozitori amerikan, Alvin Singleton, ishte pjesë e këtij projekti. Cilat ishin përshtypjet e tij për Tiranën dhe shqiptarët?
Pas ftesës që u kisha bërë gati një vit më parë dhe përfundimit të përgatitjeve për udhëtimin tonë për në Shqipëri, maestro Singleton dhe zonja e tij, avokatja e lartë, Lisa D.Cooper, morën një seri urimesh dhe shënime kureshtare nga shumë miq të tyre në Amerikë dhe Evropë. Në Tiranë u realizua koncerti me tri vepra të Singleton "Music of our time", i interpretuar nga Orkestra e Harqeve të RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi. Kompozitori zhvilloi edhe një master class në Akademinë e Arteve me studentë dhe pedagogë të muzikës. Ky aktivitet bëri të mundur prezantimin e z. Singleton si krijues në gjininë e muzikës bashkëkohore. Nga ana tjetër, maestro njohu kulturën muzikore shqiptare dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Pas vizitave në Tiranë, në Muzeun e Skënderbeut dhe atë Etnografik në Krujë, në Amfiteatrin e Durrësit, maestro Singleton dhe zonja e tij u shprehën se tashmë "do të jenë ambasadorë të Shqipërisë në Amerikë dhe në çdo vend ku ata shkojnë".
Ju keni ikur shumë e vogël nga Shqipëria. Si qe fillimi dhe si ndjeheni sot në Amerikë?
Amerika është e madhe në hapësirë, ka bukuri marramendëse natyrore, por edhe të krijuara nga dora e mendja e njeriut. Ky vend i ka hapur dyert njerëzve nga të katër anët e botës dhe gjithmonë vihet theksi për nevojën e bashkëpunimit, por edhe ushqehet ruajtja e cilësive të veçanta të secilit grup. Këtu Gandhi ka statujë në Stacionin Union (Bashkim) - një prej shumë pikave që vlojnë me jetë në Nju Jork. Libra nga Orhan Pamuk, Ismail Kadare, apo Saul Bellow e shumë e shumë autorë të tjerë gjejnë lexues e dashamirës nga një bashkësi e gjerë lexuesish. Në Amerikë ka shumë zgjidhje, mundësi. Por ka edhe komunitete të forta që të ndihmojnë të kuptosh prioritetet: institucione të shumta kulturore, shkencore, edukuese, sportive. Në Amerikë, rinia inkurajohet të ketë shpirt kërkues dhe të mos heqë dorë lehtë nga çka kërkon. Respekti për punën ndryshon imazhe dhe ushqen shpirtrat rebelë. Unë, së bashku me motrën time, Joni, dhe vëllain Driti, jemi rritur nga prindërit me frymën e dashurisë për studimin, punën dhe jemi inkurajuar të kemi këmbëngulje për të mos pranuar kurrë kufizime në ambiciet tona. Ëndrrat dhe imagjinatën e kemi ushqyer në çdo moment nëpërmjet thesareve te libraria e dhomës së pritjes. Prandaj mund të them se e kam pasur të lehtë të ndjehem në Nju Jork si në shtëpinë time.
Gjithsesi keni zgjedhur të mbani lidhje me Shqipërinë. Çfarë ju motivon për këtë?
Nuk më pëlqen të humbas dhe besoj se nuk mund të arrij asnjë sukses të plotë nëse humbas veten. Nëse mohoj se kush jam, apo si e ku kam nisur jetën në këtë planet, nuk mund të arrij kurrë të krijoj diçka të re. Në Shqipëri shoh pasuri që më ushqen shpirtin, mendjen dhe që më jep energji rinovuese. Besoj se Shqipëria është perlë e rrallë dhe bota zbukurohet nëse vihen në pah më shumë dhe më saktë karakteri, ashtu si edhe bukuria shqiptare. Kam shumë miq që ndihen si unë, që vazhdojnë të rikthehen në Shqipëri ose t‘i rikthejnë asaj detyrimet e shumta që i kanë. Kush nuk ndjehet kështu, ose është lodhur e ka hequr dorë, ose është në rrugë e sipër të kërkimit të vetvetes.
Në Nju Jork dhe në SHBA, ka një komunitet të madh shqiptarësh. A e kanë ata ndjenjën komunitare, a mund të jenë të aftë për lobingje për interesat e tyre kulturore, por edhe patriotike etj.?
Duke pasur parasysh dhe kontekstin historik të ditës, zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë, është e qartë se komuniteti shqiptar në Amerikë, ashtu si dhe në mbarë botën, ka treguar aftësi për të mbrojtur çështjet me rëndësi për shqiptarët në rrethe të gjera dhe të rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore. Në Amerikë, me gjenerata të tëra, duke pasur parasysh figurat e Nolit, Konicës me shokë, kemi krijuar miq të fortë dhe kjo na detyron të jemi më ambiciozë, më të lidhur me njëri-tjetrin, më të ndërgjegjshëm ndaj potencialit që zotërojmë.
Nga përvojat tuaja personale, cilat janë përshtypjet apo dhe njohuritë e të huajve për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Në këtë pikë, shqiptarët duhet të jenë shumë më tepër aktivë, që Shqipëria jonë të njihet më shumë, më mirë, në mënyrë më të organizuar. Individualisht jemi më të suksesshëm dhe mendoj se kemi shumë mundësi për më tepër, po qe se kemi bashkëpunim të vërtetë mes nesh. Inva Mula, në vjeshtë, ishte në rolin kryesor dhe u prezantua si këngëtarja e bukur shqiptare në "San Francisco Opera". Saimir Pirgu u lavdërua nga gazeta "New York Times" si shqiptari i talentuar me të ardhme të shkëlqyer në prezantimin e tij me "Los Angeles Opera". Tedi Papavrami do të jetë i ftuar nderi në Florida në pranverën 2009. Kadareja ka krijuar një rreth adhuruesish të zellshëm. Kisha e Fan Nolit është emëruar monument me vlera shtetërore në Boston, Massachussetts. Lista e gjithkujt dhe gjithçkaje që vë në dritë e lartëson emrin Shqipëri, vazhdon të jetë më e gjatë. Por në të njëjtën kohë, nuk duhen mohuar edhe raste ku rezultatet negative të një varfërie ekonomike dhe diskriminimi të fshehur përshkruhen si karakteristika të shqiptarëve. Gjithkush që shfaq një babëzi, për shkëlqime të rreme e sipërfaqësore krijon një imazh vulgar për vetveten, por ky imazh nuk duhet të gjeneralizohet. Me bashkëshortin tim, Adrian Morina, kur jemi duke parë një Opera në "Lincoln Center", kur jemi takuar me Midori (violiniste e madhe botërore) apo maestro Rattle, Levine, etj., në Carnegie Hall, kur jemi të ftuar në "Tanglewood Festival" apo në galeri, muze, ambiente pune dhe shkolle, ndjehemi të mirëpritur dhe kemi krijuar një grup miqsh dhe përkrahësish të punës sonë dhe të asaj që përfaqësojmë. Nga përvoja them se në Amerikë të lejohet të bësh të ditur ekzistencën tënde, ashtu si do dhe mes atyre njerëzve që do.
Çfarë projektesh keni në të ardhmen?
Do të rikthehem në Shqipëri me shoqatën kulturore "Eurynome Corp" për të sjellë emra të fuqishëm të kulturës amerikane si palë bashkëpunuese. Por gjithashtu do t‘i përkushtohem punës për të prezantuar krijimtarinë shqiptare në Nju Jork dhe SHBA. Si drejtuese e "Eurynome Corp", me mision promovimin e bashkëpunimeve shumëpalëshe nëpërmjet fushave të ndryshme të kulturës dhe artit, do të jem e pranishme dhe aktive në Nju Jork, Tiranë e Prishtinë. Me atë që kemi paraqitur deri tani jam e sigurt se kemi krijuar një grup miqsh që na kuptojnë dhe na frymëzojnë të vazhdojmë për të zgjeruar njohjen dhe vlerësuar Shqipërinë tonë.