E "shëmtuara" Martine Aubry mund Segolene Royal
Ripërtëritja nuk ka lidhje as me moshën dhe as me imazhin. Martine Aubry e ka thënë gjithmonë dhe në fund socialistët francezë i dhanë të drejtë, duke e zgjedhur si sekretaren e re, në vend të Segolene Royal. Fitorja lidhet më shumë me imazhin se sa me moshën (kanë vetëm tre vite diferencë): stili magjik dhe karizmatik i Sego është përmbysur nga "e shëmtuara" Martine. Rivalja fliste për ndryshim dhe për një parti të re. Ajo fitoi me anë të një programi, i cili sheh më shumë prapa se para: "Të restaurojë vlerat historike të socializmit".
Martine Aubry nuk e ka pranuar kurrë idenë se fytyra e re e socializmit francez duhej të ishte ajo e Segolene Royal, madje as kur e gjithë e majta e mbështeti në zgjedhjet presidenciale në 2007-ën kundër Nicolas Sarkozy. "Ajo përfaqëson atë që ne jemi bërë: individualistë, të luhatur, të pavetëdijshëm për historinë tonë", është shprehur Martine, e cila ka një kurrikulum personal dhe politik si socialiste. Martine është vajza e Jacques Delors, një nga simbolet e Partisë Socialiste franceze. Ka qenë ministre e Punës dhe Solidaritetit në qeverinë "Jospin" dhe në vitin 2000 miratoi reformën më të diskutuar të viteve të fundit, atë që ul orarin e punës në 35 orë; një vit më vonë u bë kryetarja e Bashkisë së Komunës së Lilla-s në vend të një socialisti historik, Pierre Mauroy, ndërsa këtë vit u zgjodh me 67 për qind të votave si kryetare e socialistëve. Por që kur u bë kryetare bashkie pothuajse u zhduk nga skena politike kombëtare dhe vitin e kaluar kishte hequr dorë nga kandidimi për zgjedhjet legjislative. "Nuk më pëlqen kjo mënyra jonë e të bërit politikë", është shprehur ajo.
Për këtë arsye shumë njerëz mbetën të habitur kur emri i saj filloi të përmendej për garën e sekretares së partisë: "Martine Aubry në krye të PS-së është njësoj si rikthimi i Hibernatus", ishte shprehur me ironi një francez që merrej me sondazhe, duke cituar një film të vjetër të Louis de Funes, që flet për një burrë i cili u bë i famshëm pas të ‘50-ave.
Pas periudhës së artë si ministre, Martine dukej sikur ka "ngrirë" në kolltukun e kryetares së bashkisë dhe ndiqte me zili fitoren e Segolene Royal si sekretare e partisë. Por ishte pikërisht Martine që u bë rivalja e Segolene. Ashtu si të moshuarit e partisë, Jospin e Fabius, edhe Martine dëshiron t‘i rikthehet një të majte dhe një PS-je tradicionale.
Përplasja mes Segolene dhe Martine nuk ka përfunduar me fitoren e Martine si sekretare e partisë; është përplasja mes dy mënyrave të ndryshme për të kuptuar socializmin, politikën, partinë.
Segolene mbështetet te hiri i saj personal dhe tek imazhi i gruas simpatike e elegante (fotografitë e saj me bikini kanë "shëtitur" në të gjithë botën), propozon "demokracinë aktive" në vend të strukturave të vjetra të partisë, dëshiron të jetë e hapur me aleancat dhe subjektet e reja politike, sidomos me ato të qendrës.
Martine kërkon kthimin e "identitetit socialist" dhe rrënjët tek e majta, dëshiron një opozitë të ashpër dhe pa kompromise, një parti tradicionale edhe në organizim.
"Të regjistruarit dëshirojnë të rigjejnë të majtën", ka thënë ajo dhe duket se Martine nuk ka si qëllim t‘i zhgënjejë. Është gruaja e parë sekretare, por mesa duket nuk do të lejojë shumë feminilitet: ka një stil mashkullor dhe të ashpër prej militanti.
Segolene është një ikonë, ndërsa Martine është një politikane. Pas fitores ka kërkuar pajtim me kundërshtaren: "Detyra ime e parë është të takoj Segolene, sigurisht nëse ajo dëshiron", ka thënë Martine. Partia duhet të jetë e bashkuar, politika mbi të gjitha. Segolene është përgjigjur në një video të hedhur edhe në "YouTube", se ka ndërmend të kandidojë për Elizenë në vitin 2012. Lufta vazhdon.