Lojtarët e prostitutat minorene, vajza Zahia konfirmon gjithçka
është bionde, 18 vjeçe, prostituta që ka tronditur botën e futbollit francez. Sipas “Le Mond”, vajza me emrin Zahia D. ushtron prostitucion nga marsi 2008 dhe fiton rreth 20 mijë euro në muaj, për 1.000 ose 2.000 euro për klient. Përpara brigadës kundër shfrytëzimit për prostitucion (BRP), vazhdon “Le Mond”, ajo ka thënë se ka pasur marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me Sidnei Govou, Frank Riberi e Karim Benzema, të tre sulmuesit e Kombëtares franceze. Për Riberi, yllin e Bajern Mynih, gjithçka është zhvilluar në Mynih gjatë pranverës 2009. Në atë kohë, Zahia D. ishte 17 vjeçe. Për ta takuar ajo fluturonte me avion privat. A e dinte Riberi se vajza ishte minorene? Zahia, shpjegon dhe garanton se është hequr si mazhorene. I pyetur nga hetuesit për trafikun e baby-prostitutave, Riberi konfirmon se ka pasur një raport seksual me Zahia D., pasi i ka paguar udhëtimin dhe “soxhornon” (lejen e qëndrimi) drejt Bavarisë. Por mohon të ketë paguar 2000 euro. Futbollisti ka siguruar gjithashtu se e injoronte moshën e saj. Ndërsa Benzema do të merret shumë shpejt në pyetje: Zahia pohon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të gjatë 2008-s. Në atë kohë, vajza ishte 16 vjeçe. Ndërsa Govou ka kaluar një natë me të në marsin e 2010-s.
#