Shtyhet marrëveshja për ndarjen zonale

21/02/2005 PD-PS, kanë rënë dakort që afati i fundit për reformën elektorale të jetë në 3 mars
Gjana: Ne kemi pranuar të gjitha variantet e paraqitura nga OSBE
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë rënë dakort, larg medias, për shtyrjen e afatit të miratimit të ndarjes së re elektorale. Në prononcimet e fundit si përfaqësuesit e PD dhe të PS-së, janë shprehur se data 3 mars, do të shënojë ditën e votimit përfundimtar të ndarjes elektorale. Kjo dhe pse më parë ishte pranuar që reforma elektorale do të përfundonte brenda mesit të muajit shkurt. Ky afat u vendos në marrëveshjen e nënshkruar mes kryetarëve të grupeve parlamentare të PS-së dhe të PD-së, në dhjetor të vitit 2004. Por, duke parë se gjatë bisedimeve të para nuk është arritur në një konsensus, palët kanë vendosur që të tolerojnë deri në fillimin e marsit, duke e cilësuar këtë si afatin maksimal për miratimin e ndryshimeve në ndarjen e zonave elektorale. Sipas ligjit, zonat zgjedhore nuk mund të ndryshojnë brenda gjashtëmujorit të fundit të mandatit të deputetëve. Duke e marrë datën 3 shtator si pikën ku parlamentarët dorëzojnë detyrën, dy partitë kryesore, kanë vendosur që data 3 mars të jetë afati i lejueshëm me Kushtetutë për ndryshimin e zonave zgjedhore. Ndërkohë, asnjë nga palët nuk pranon fajin për shtyrjen e reformës elektorale.
Demokratët
Në një prononcim të dhënë për mediat, Jemin Gjana ka fajësuar socialistët, për rishtyrjen e afatit të përfundimit të bisedimeve për ndarjen e re elektorale. Sipas tij, PD ka pranuar të gjitha variantet e paraqitura nga OSBE-ja, që kanë qenë konform kritereve të vendosura në Kodin Zgjedhor. Ai shprehet se janë socialistët që nuk kanë pranuar një konsensus, duke rrëzuar të gjitha obsionet e shtruara. Megjithatë, Gjana nuk përjashton arritjen në një konsensus përfundimtar, duke u shprehur se bisedimet do të vazhdojnë dhe më tej. Me këtë, ai ka lënë të nënkuptohet se demokratët janë dakort për shtyrjen e diskutimit të ndarjes së re elektorale deri në datën 3 mars. Pas kësaj, si PD dhe PS, do të japin llogari para grupit të Punës së Bashkimit Evropian, për dështimin e reformës elektorale në vend. Ndërsa, do të jetë OSBE, që do të ketë rolin e albitrit para institucioneve ndërkombëtare.
Socialistët
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në qëndrimet e tyre janë shprehur se PS, nuk ka qenë asnjëherë për bllokimin e bisedimeve. Sipas tyre, gjatë diskutimeve, janë shtruar variante të ndryshme, por duhet të ketë ende diskutime për të arritur në një variant që është konform kritereve të shtruara në Kodin Zgjedhor. Për këtë çështje, gjatë javës së shkuar, ka pasur disa takime mes ekspertëve të PS-së dhe ekspertëve të OSBE-së. Ndërsa, mësohet se, gjatë kësaj jave do të ketë dhe një takim tjetër tri palësh, ku do të tentohet miratimi i një varianti përfundimtar. Pas arritjes së konsensusit drafti do të paraqitet si inisiativë ligjore e të dy partive kryesore në Kuvend, për tu votuar me procedurë të përshpejtuar.