PD në përfundim të zgjedhjeve në degë
21/02/2005 Partia Demokratike është në përfundim të zgjedhjeve të kryetarëve të nëndegëve në Tiranë. Burimet thanë se kanë mbetur vetëm tre zona për të zhvilluar Kuvendet dhe më pas, do të nisë përzgjedhja e Kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës. Për postin e kryetarit të PD-së Tiranë, nuk do të kandidojë kryetari aktual, Vili Minarolli, pasi ai ka kryesuar këtë degë në dy mandatet e lejuara. Në vazhdim të Kuvendeve të nëndegëve të PD-së Tiranë, u zhvilluan zgjedhjet në Zonën Elektorale Nr. 42 që përfshihet në Njësinë Administrative Nr. 5, Tirana e Re dhe Selita. Megjithëse kjo zonë konsiderohet si një ndër zonat më të sistemuara përsa i përket infrastrukturës dhe gjendjes ekonomike, gjatë zhvillimit të Kuvendit, delegatët u përqëndruan edhe në disa probleme shqetësuese për komunitetin e kësaj zone si: Falimentimi i bizneseve të vogla dhe të mesme si pasojë e rritjes së tatimeve lokale dhe atyre qendrore. Zvarritjet dhe vonesat në sistemimin e rrugëve të hapura. Mungesat e vazhdueshme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Moskompensimi nga Bashkia e Tiranës e familjeve të dëmtuara nga hapja e portave të liqenit artificial, etj. Në këtë Zonë Elektorale, PS-ja ka fituar si në zgjedhjet parlametare të vitit 2001 ashtu edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2003. Në emër të kryesisë së PD-së përshendeti Kuvendin e Nëndegës Vili Minarolli, Kryatari i PD-së Tiranë dhe Anëtar i Kryesisë së PD-së. Në garën për kryetar nga 4 kandidatë, pas dorëheqjes të Akli Fundo dhe znj. Natasha Gjerazi, kandiduan Gazmend Dibra dhe Begator Bashkurti.
Pas votimit të fshehtë, fitues rezultoi Gazmend Dibra. Gjithashtu, PD zhvilloi zgjedhjet dhe në nëndegën e zonës elektorale Nr. 43 që përfshin Lagjen Kombinat. Për kryetar kandiduan Fatmir Neza dhe Mirgen Lato, ku pas votimit të fshehtë, fitues rezultoi biznesmeni Fatmir Neza.
Pas votimit të fshehtë, fitues rezultoi Gazmend Dibra. Gjithashtu, PD zhvilloi zgjedhjet dhe në nëndegën e zonës elektorale Nr. 43 që përfshin Lagjen Kombinat. Për kryetar kandiduan Fatmir Neza dhe Mirgen Lato, ku pas votimit të fshehtë, fitues rezultoi biznesmeni Fatmir Neza.