E Hënë, 2 Nëntor 2026

Këtë javë task forca e BE mbërrin në Shqipëri

21/02/2005  Ekspertët e Bashkimit Evropia,n do të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri, për të diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe të parlamentit mbi realizimin e reformës zgjedhore. Në një deklaratë të dy muajve më parë, Këshilli i Evropës ka kërkuar që ndarja zgjedhore në Shqipëri të përfundojë brenda muajit mars. Por, duke parë debatet e zhvilluara, është rënë dakort që kjo pikë të përfundojë brenda mesit të muajit shkurt. Madje, për këtë pikë është nënshkruar dhe një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve. Gjithsesi, sipas axhendës së takimeve më 24 shkurt, pala shqiptare veç të tjerave do të raportojë dhe mbi plotësimin e reformës së kërkuar për ndarjen e re elektorale. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë shprehur se, Shqipëria këtë vit duhet të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në të kundërt, pasojat do të jenë tepër të rënda. Madje, ky është shkaku pse pala shqiptare nuk mund të firmosë marrëveshjen e asociim stabilizimit me BE-në. Në rast se organizmat ndërkombëtarë do të konstatojnë se votimet janë manipuluar, apo se nuk janë arritur standartet e kërkuara, atëherë dhe marrëveshja me BE-në do të rishtyhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›