"Do ulim moshën e daljes në pension"

10/06/2005 Kryetari i PD Sali Berisha premton rritjen e shpërblimit për personat e moshës së tretë
Demokratët premtojnë barazimin e pensionit të fshatit me të qytetit
Armand Maho
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar dje amendimin e ligjit aktual për pensionet, duke premtuar uljen e moshës së daljes në pension. Berisha tha se ligji aktual është kundërshtuar që në fillim nga opozita, duke e cilësuar atë si diskriminues për shtresat e ndryshme shoqërore. Në strategjinë e demokratëve është parashikuar dhe dyfishimi i pensioneve. “Unë ju premtoj se mosha e daljes në pension do të amendohet. Ky është një ligj që është kundërshtuar gjithnjë nga opozita dhe faktorët e tjerë të shoqërisë dhe unë zotohem ta amendoj atë”, tha Berisha.
Pensionet
Megjithëse Berisha nuk u shpreh se sa do të jetë mosha e daljes në pension, në rast se opozita fiton zgjedhjet, burime në PD shprehen se po shikohet mundësia që mosha të shkojë në maksimumi 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Nga 65 për burrat dhe 55 për gratë që është sot. Ndërkohë ulje më të madhe, sipas tyre, parashikohet të përfitojnë edhe kategori të ndryshme sipas profesioneve që kanë. Ndërsa barazimi i pensioneve të fshatit me të qytetit është një tjetër element kyç. Burimet shprehen se e njëjta moshë pensioni ka qenë edhe në kohën kur qeveriste PD, deri në korrik të vitit 2002 kur hyri në fuqi ligji i ri i ndryshuar me vendim të parlamentit shqiptar. Rritja e moshës së pensionit u kundërshtua nga opozita, por shkaktoi edhe reagim tek opinioni publik. Ndërkohë ulja e moshës së pensionit është parashikuar edhe në strategjinë e hartuar nga KOP. Sipas tyre, rritja e moshës së pensionit do të krijojë edhe efekte të tjera sociale si bllokimin e vendeve të punës për moshat e reja etj. Në këtë skemë parashikohet edhe rritja e pagesës për pensionistët.
Prezantimi
Gjatë mitingut të zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit për prezantimin e kandidatit të PD, Gani Hoxha dhe Idriz Xhumara, Berisha premtoi se do të rishihet edhe dhënia me konçension e Uzinës së Ferrokromit, e cila është duke falimentuar. Lideri demokrat u tha qytetarëve të Burrelit se kjo Uzinë është dhënë me koncension për firmën “Darfo”, që ka për menaxher Eduart Belekun, që është kandidat i LSI-së. “Punësimi juaj është përparësia jonë madhore, puna dhe liria janë thelbi i dinjitetit njerëzor. Shqiptarët kanë nevojë për punë dhe jo për bixhoz. Do të synojmë uljen e papunësisë, përgjysmimin e taksave, kreditimin, marrëveshjen me biznesin për të punësuar sa më shumë, zgjidhjen e problemit të ujit dhe dritave, do të investojmë në rrugë të reja, Unë ju jap fjalën ju, se do ta mbështes atë në çdo projekt që do të ketë për zonën”, tha Berisha. Kreu demokrat gjatë fjalës së tij ka ripërsëritur edhe një herë premtimet për kreditimin e fermerëve, ulje të çmimit të karburantit, të çmimit të farërave, kimikateve dhe politika favorizuese të grumbullimit dhe të shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
Dy vjet më parë u kërkua referendumi
Dy vjet më parë sindikatat shqiptare kanë mbledhur 20 mijë firma, ku kanë kërkuar zhvillimin e një referendumi mbarëpopullor me qëllim rrëzimin e ligjit të rritjes së moshës së pensioneve. Kërkesa është cilësuar e drejtë prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa është rrëzuar prej Gjykatës Kushtetuese. Kjo për vetë faktin se në Kushtetutë nuk lejohet zhvillimi i referendumeve që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë Buxhetin e Shtetit dhe kufijtë territorialë. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ulja e moshës së daljes në pension do të sjellë rritje të shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Ndaj dhe referendumi nuk është pranuar që të zhvillohej. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë reagime të ashpra prej sindikatave. Megjithatë, mbledhja e firmave nuk ka mjaftuar. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjithçka i është lënë vendimeve që mund të marrin politikanët në të ardhmen.