Gjykata i jep të drejtën studentëve

10/06/2005 Të shtunën shqyrtohet ankesa e Pngos ndaj kreut të Bashkisë Bodinaku
Brahim Shima
Gjykata i ka dhënë të drejtën studentëve që kanë kërkuar të regjistrohen në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë. Sipas këtij vendimi, nuk do të jenë 1400 studentë, por vetëm 5 që do të kenë të drejtë të regjistrohen në fletët e votimit. Kjo për vetë faktin se vetëm 5 persona janë ankuar, ndaj vendimit që ka marrë kryetari i kësaj minibashkie për të mos lejuar regjistrimin e tyre. Brunilda Kocali, Surja Hoxha, Surja Balla, Vojsava Toska dhe Edmir Cerkezi kanë fituar dje të drejtën për t'u regjistruar. Megjithatë, në përfundim të gjyqit u theksua se studentët e tjerë duhet të paraqesin një ankesë për të fituar të drejtën e regjistrimit. Një vendim i tillë duket se do t'i shërbejë më shumë Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur një ankesë në KQZ dhe një kërkesë drejtuar qeverisë për shkarkimin e kreut të kësaj njësie bashkiake. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë ditën e shtunë se si do të veprojë me këtë rast. Ndërsa, duket se me vendimin e qeverisë legjitimohet e drejta e 1400 studentëve për t'u regjistruar.
Deklarata
Avokati që përfaqësoi studentët në gjyq, Enkeled Alibeaj, tha se vendimi i gjykatës ka një handikap të madh dhe përmban në vetvete një kontradiktë thelbësore. Sipas tij, vendimi i gjykatës sanksionoi një shkelje ligjore të kryetarit të minibashkisë nr.2 me lënien jashtë listave të 1400 studentëve. "Gjykata e rrëzoi vendimin e kryetarit të minibashkisë, ndërkohë që e bën të vlefshëm këtë vetëm për pesë studentë, dhe jo për të gjithë studentët, ky është nonsens dhe kontradiksion", tha Alibeaj. Sipas tij, nëse gjykata e rrëzoi vendimin për të mos regjistruar studentët, tashmë studentët duhet të regjistrohen automatikisht. “Se ku e gjen kohën zotëria i bashkisë nr.2, nuk është problem i yni. Ishte pikërisht ai që me vendime të paligjshme e solli çështjen deri në këtë fazë”, tha avokati i studentëve.
Pretendimi
Partia Demokratike ka denoncuar dy javë më parë kryetarin e Njësisë Bashkiake nr.2 në Tiranë se nuk ka pranuar të regjistrojë studentët për të votuar në këtë zonë. Sipas PD, Bodinaku fillimisht ka shprehur mosbesim në identitetin e studentëve. Ndërsa me konfirmimin e emrave, ai është shprehur se koha e lejuar për ndryshimin e listës ka kaluar. Ndaj dhe ai nuk ka pranuar përfshirjen e studentëve në listë. Pas kësaj PD dhe kandidati i saj për deputet, Ylli Pango, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Bodinakut, si dhe i ka kërkuar KQZ-së që të veprojë mbi këtë rast.