E Hënë, 2 Nëntor 2026

Forcat komando zëvendësojnë policinë e objekteve

10/06/2005  Forcat komando do të zëvendësojnë policinë e objekteve në ditën e votimit. Këta të fundit do të lënë vendet që kanë në ruajtje gjatë vitit, pasi do të angazhohen në administrimin e procesit të votimit. Sipas krerëve të policisë, forcat komando do të marrin në ruajtje objektet shtetërore, gjatë ditës së votimit, por nuk do të përfshihen në procesin e zgjedhjeve. Për këtë çështje do të angazhohen forcat e policisë rrugore, kufitare, objekteve si dhe rojet e burgjeve. Në këtë mënyrë do të realizohet mbulimi i të gjitha qendrave të votimit si dhe zbatimi i kodit zgjedhor. Vetëm pak ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar një kërkesë të qeverisë për përfshirjen dhe të policisë kriminale në administrimin e procesit të zgjedhjeve. Ligji parashikon që një polic do të shoqërojë kutitë e votimit nga komisionet e qendrave të votimti te Komisionet Zgjedhore Zonale. Së bashku me ta do të jenë dhe 7 anëtarët e KQV-ve. Forcat e policisë nuk kanë të drejtë që të futen në QV gjatë zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›