"Dob Bosko", viktima është Leonard Prifti

24/03/2005 Lushnjari anëtar i "Bandës", shtëpi me qira pranë shënjestrës
Identifikohet atentatori viktimë i "Don Bosko". Një aksident, një llogari në çastin e paduhur, ka prerë rrugën e shënjestrës së vrasjes së parashikuar nga "banda e Lushnjes". Adresa e saktë dhe e qartë. Një ish-funksionar i lartë policie ishte bërë pa e ditur komshi me ekzekutorin e tij. Kronika “alla Garsia Markez”, ka përfunduar ndryshe. Leonard Prifti, akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria, gjatë procesit në gjykatë për vrasjen e oficerit të policisë, Klenti Bano, kishte marrë përsipër vrasjen e radhës në polici. Por krahu i djathtë i Aldo Bares, sipas dyshimeve të ekspertëve të hetimit dhe sipas të dhënave të deritanishme, ndonëse në kërkim e gjykim në mungesë, ishte bërë banor i Tiranës.
Prifti
Mjekët, ekspertët, hetuesit, specialistët pas një punë shumëditore, kanë arritur në përfundimin shkencor. Viktima atentator është Leonard Prifti, një nga anëtarët e bandës së Lushnjës, i njohur si killeri i grupit. Një i ri i gjatë 1 metër e 75 centimetër, flokëgështenjë, i qethur shkurt, me sy bojëkafe, trup i rregullt, mosha afër 27 vjeç, me fytyrë të mbushur. I veshur sportiv. Kjo është fotoja e ngjarjes, që pas krahasimit me atë të arkivave të dosjes, ka bërë njohjen e viktimës vrasës. Ndihmesë në shkuarjen drejt njohjes ka shërbyer dhe dëshmia e tre të arrestuarve, që kanë deklaruar në Prokurori se numri i telefonit të gjetur në vendngjarje ishte i Leonard Priftit. Identifikimi plotësohet. Leonard Prifti, sipas ekspertëve të hetimit, nuk ka familje. Kjo, sipas tyre, ka shpjeguar dhe mungesën e të afërmve që të marrin trupin në morg dhe të deklarojnë identifikimin e të vrarit.
Banesa
Jetimi Prifti ka marrë "porosinë" e vdekjes dhe është nisur të mbarojë punë, ashtu si dyshohet se ka bërë gjithnjë. Gjithçka është bërë hesap më së miri. Shtëpia me qira është marrë për të ardhurin nga rrethet. I rregullt që të mos ngjallë dyshime, lushnjari kishte zgjedhur në lagjen “Don Bosko” shtëpinë e braktisur, me dashje ose jo, të disa veriorëve. Kështu, Prifti kishte bërë gati atentatin, alibinë e njëherësh arratisjen. Shënjestra, dikur polic, kishte telashe me "bandën" në lojën e vjetër. Kjo i kishte nxitur ata që të vendosnin hakmarrjen e ta dënonin me vdekje. Pasi të vendoste eksplozivin në banesën me adresë "objekti", ai do të ndërronte shtëpi, lagje, e sigurisht shtet, ku rruga ishte e hapur nga grupi.
Pasaporta
Emri Leonard
Mbiemri Prifti
Prindër Pa familje
Mosha 26-28 vjeç
Flokët Gështenjë
Sytë Bojëkafe
Gjatësia 1.75 metër
Të arrestuar
Elvis Pethi, 18 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës
Ardian Llapushi, 27 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës
Mario Hasani, 25 vjeç, banues në Lushnjë
Tre të ndaluarit mohojnë akuzat
Tre personat e ndaluar në bazë të dyshimeve se kanë dijeni mbi shpërthimin e eksplozivit te “Don Bosko” si dhe mbi personin që humbi jetën aty, nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre. Por në seancat e shpeshta hetimore, ata kanë deklaruar para prokurorëve se numri i telefonit i gjetur në vendin e ngjarjes është i Leonard Priftit, një prej të akuzuarve si anëtar i "bandës së Lushnjës".
Historia e vrasjeve të bandës së "Aldo Bares", sipas akuzës
Vrasjet nisën vite më parë, saktësisht në nëntor të vitit 1998. Ka mjaftuar një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën" midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se, gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Të pandehurit
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Prifti
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.