E Hënë, 2 Nëntor 2026

PR paraqet 100 anëtarët e KZZ

24/03/2005  Partia Republikane dhe Partia Socialiste janë të vetmet parti që aktualisht kanë depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të anëtarëve për Komisionet e Zonave Zgjedhore. Në listën e saj, PS-ja ka preferuar të përzgjedhë komisionerë, të cilët kanë qenë në të njëjtën detyrë dhe në zgjedhjet e vitit 2003. Sipas KQZ-së, afati përfundimtar për ngritjen e KZZ-ve ka qenë data 3 mars. Pavarësisht shkeljes së ligjit nga subjektet politike për sjelljen e propozimeve, institucioni i lartë zgjedhor është në pritje të caktimit të 800 komisionerëve. Partitë të cilat kanë të drejtën për të pasur komisionerë në KZZ janë PS, PD, PR, PSD, PBDNJ dhe PDR. Ndërkohë nga kjo e drejtë janë përjashtuar forcs të tilla si LSI-ja dhe LZHK-ja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar të gjitha partive politike të tregojnë përgjegjshmëri në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe të mundësojnë depozitimin përfundimtar të propozimeve për anëtarë të KZZ-ve me të gjithë dokumentacionin përkatës. Tashmë dhe ky institucion është në pritje të sjelljes së propozimeve, duke mos patur mundësi të kryejnë asnjë veprim për krijimin e KZZ-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›