PD-PDR bisedime për zonat e lira

24/03/2005 Ritvan Bode thotë se reformatorëve të Pollos i është bërë ftesa për bashkëpunim
"I rëndësishëm është garantimi i votave që duhet të ketë opozita pas zgjedhjeve"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ritvan Bode, ka pranuar dje se PD-ja po shikon mundësitë e bashkëpunimit me reformatorët e Genc Pollos. Bode tha se tashmë ka filluar puna për vendosjen e piketave të bashkëpunimit, me qëllim që të mos ketë rrjedhje të votave të opozitës. "Ne i kemi bërë ftesë Partisë Demokrate të Re dhe kemi punuar me një projekt për bashkëpunimin", tha Bode. Burimet në PD shprehen se në takimet që ka zhvilluar kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, me krerë të PD-së në parlament është diskutuar për një takim zyrtar mes palëve gjatë javës së ardhshme. Të njëjtat burime shprehen se shpresohet të arrihet në një marrëveshje për lënien e zonave të lira për figurat kryesore të PDR-së. Ndërkohë gjatë bisedimeve nuk përjashtohet mundësia që të analizohet formula dhe mënyra e bashkëpunimit në proporcional.
Bode
Ritvan Bode tha se PDR-ja i ka mundësitë për të ofruar diçka konkrete në lidhje me koalicionet e mundshme parazgjedhore. "Mendoj se Partia Demokrate e Re ka mundësinë për të ofruar diçka konkrete në lidhje me aleancat. Gjithçka mund të studiohet dhe do të merret në konsideratë", tha Bode. Sipas tij, qëllimi i koalicionit do të jetë parandalimi i rrjedhjes së votave të opozitës pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ku opozitës do i duhet të bëjë koalicione për formimin e qeverisë. "Ajo që është e rëndësishme është garantimi i maksimumit të votave, që duhet të ketë opozita pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare", tha Bode. Zyrtari i lartë demokrat tha se bisedimet do të vijojnë dhe me partitë e tjera aleate të PD-së.
Bisedimet
Sot në Kryesinë e Kuvendit pritet të zhvillohet tryeza e partive të opozitës që do të diskutojnë për afrimin e datës së zgjedhjeve. Përveç kësaj, gjatë zhvillimit të tryezës nuk përjashtohen dhe bisedimet për aleancat parazgjedhore. Tentativat e para për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme mes dy partive, PD dhe PDR, u shfaqën në mesin e muajit janar, kur kryetari i Grupit parlamentar të reformatorëve, Nard Ndoka, mori kontaktet e para me krerët e PD-së në parlament. Pas largimit të disa partive aleate të PD drejt LZHK-së, demokratëve si aleatë u mbetën vetëm republikanët. Nga ana e tij, vetë kreu demokrat Berisha nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni mes PD-së dhe PDR-së, por kërkoi nga këta të fundit të jenë të arsyeshëm në kërkesat e tyre. Bisedime për një koalicion të përbashkët mes PD-së dhe PDR-së pati dhe para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2003. Ky koalicion atëherë nuk u arrit, për shkak se nuk u ra dakord në një formulë të përbashkët mbi përqindjen e votave që duhej të merrte secila parti në zgjedhje.