PS-PD nisin garën në qytetin e Durrësit

24/03/2005 Partitë kryesore po shikojnë lëvizjet e kundërshtarit në qytetin bregdetar
Forcat kryesore politike kanë nisur përzgjedhjen e konkurrentëve, që do të përballen në qytetin më të madh bregdetar, Durrës. Pas Tiranës, përballja në këtë qytet është cilësuar si më e rëndësishmja nga krerët e PD-së dhe ata të PS-së. Kjo për pasojë të numrit të lartë të votuesve në të. Burime në PD shprehen se procesi nuk ka përfunduar plotësisht në të gjithë rrethin e Durrësit, pasi për zona të caktuara po merren parasysh edhe sugjerimet e bazës. Nga ana e tyre, socialistët janë ende në fazën e diskutimit, ndërkohë që në skenë për të kandiduar në Durrës del dhe emri i këshilltarit të Kryeministrit, Emin Barçi, që ka sjellë dhe tensionim në bazën socialiste.
Kandidatët e PD
Ashtu sikundër në Tiranë, edhe në listën kandidaturave të Durrësit bie në sy prezenca e anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave. Burime në PD shprehen se anëtari i KOP, Genc Juka, agronom, hartues i strategjisë për bujqësinë, pritet të kandidojë në zonën e Kënetës. Kjo zonë e Durrësit është e populluar kryesisht nga familje të ardhura nga zona të ndryshme të vendit pas viteve '90-të. Ndërkohë, kryetari i PD-së dega Durrës, Armand Teliti, së bashku me nënkryetarin Arben Haxhihyseni, priten të kandidojnë në qytet. Për deputetin aktual Pëllumb Berisha është menduar që të mbajë zonën e tij elektorale në Rashbull, për shkak dhe të influencës që ka ai atje. Në zonën e Ishmit, pritet të kandidojë Sami Gjergji, biznesmen dhe pronar i firmës së njohur të vezëve "Floryhen", i cili, sipas burimeve, ka një mbështetje të fuqishme në këtë zonë për shkak dhe të biznesit të tij. Ndërsa nuk është vendosur akoma për kandidaturën që do të përballet në Shijak me ministrin e Bujqësisë, Agron Duka.
PS
Ndërkohë as Partia Socialiste e degës Durrës, ende nuk ka përcaktuar përfundimisht kandidatët për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të verës. Ndër emrat më të përfolur priten të kandidojnë në qytetin bregdetar janë ato të Gjergji Kojës, zëdhënës politik i PS-së, kryetari i PS-së Durrës, Gazmend Bizhga, si dhe Emin Barçi, këshilltar i Kryeministrit. Burime në PS shprehen se kandidatura e këtij të fundit ka sjellë tension në strukturat e PS-së së këtij qyteti. Barçi mësohet se do të plotësojë zonën, nga e cila ka dalë deputet Spartak Braho, i larguar drejt LSI-së, por do të jetë baza socialiste që do të vendosë për këtë emër. Për zonat e tjera të këtij Qarku janë ende në diskutim emrat e kandidatëve, por, gjithsesi, propozimi i bazës socialiste dhe miratimi në forumet më të larta të PS-së do të jetë vendimtare për të përcaktuar emrat e kandidatëve.
Tauland Dedja ankohet në mbledhjen e Grupit
Konfliket mes kryetarëve të degëve të Partisë Socialiste dhe emrave të përfolur për kandidatë për deputetë, duket se do të zgjidhen vetëm në bazë të statutit të socialistëve. Pas debatit të ashpër mes deputeti të Elbasanit, Tauland Dedja dhe kryetarit të PS-së në këtë rreth, për heqjen e emrit të deputetit nga zona tij elektorale, ky i fundit ka bërë të ditur dhe vendimin e Grupit parlamentar të PS-së. Sipas tij, "asgjë nuk do të bëhet në këtë proces kaq të rëndësishëm për zgjedhjet në kundërshtim me rregullat e statutit të PS-së dhe kjo deklaratë ka dalë nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Gramoz Rucci". Gjatë mbledhjes së djeshme, Grupi parlamentar ka debatuar për konfliktet që ka sjellë prezantimi i emrave të kandidatëve për deputetë në kryesitë e degëve lokale në vend. Sekretarit të Përgjithëshm i PS-së, Gramoz Ruçi, i është dashur të theksojë se hartimi i listës së kandidatëve për deputetë do të kalojnë në procedurat e statutit të Partisë Socialiste. Ndërkohë që do të jenë forumet më të larta të partisë, të cilat do të japin miratimin përfundimtar të kandidatëve, pas pëlqimit që do t'i japë baza çdo kandidati në bazë të parimit "një anëtar, një votë".