Dobjani; Kushtet në burgje vazhdojnë të jenë jo të mira
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ka bërë publik një raport mbi monitorimet e bëra nga komisionerët në burgjet shqiptare. Gjatë referimit të rezultateve të këtij raporti, Dobjani theksoi se gjendja në burgjet shqiptare vazhdon të ketë probleme. Një ndër ambientet me shumë probleme është, sipas Avokatit të Popullit, spitali i burgut ku janë konstatuar kushte çnjerëzore, persona që qëndronin të lidhur me zinxhirë, duke iu referuar indirekt të pandehurit Dritan Dajti. Dobjani vazhdoi të theksonte se ekziston ende mbipopullimi në burgje.