E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Masë ndëshkimore Arben Qirjakos



TIRANE – Avokati i Popullit i kërkon ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, marrjen e masës disiplinore ndaj kreut të Hipotekës së Tiranës, Arben Qirjako. Shkak për këtë është bërë mos pajisja me aktet e pronësisë të një qytetari që ka aplikuar për to në vitin 2002. Në rekomandimin e institucionit të Avokatit të Popullit, dërguar ministrit Nishani pak ditë më parë, kërkohet edhe marrja e masës disiplinore për të njëjtin motiv të regjistruesit Fetah Hasanaj. Pas ankesës së qytetarit në prill të vitit 2009, AP-ja ka rekomanduar marrjen e masave disiplinore për dy punonjës të Hipotekës. Por ndonëse masat janë marrë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk ka kthyer përgjigje AP-së në lidhje me mosdhënien e pronësisë së një banese për qytetarin. Duke e cilësuar këtë si “moskryerje procedurash ligjore në përmbushjen e aplikimit të shtetasit F.K.” AP ka kërkuar masë disiplinore për kryeregjistruesin Qiriako e vartësin e tij Hasanaj dhe marrjen e masave të menjëhershme dhënien e pronësisë mbi banesën në favor të qytetarit të ankuar. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›