E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Mjete të reja institucionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut


Institucionet që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, tashmë kanë një rol tepër të rëndësishëm në shoqëri, duke ofruar zgjidhje efektive për individët. Vlerësimi është bërë në Konferencën Ndërkombëtare mbi “Pjesemarrjen aktive dhe mjetet e reja në shërbim te mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, e organizuar një ditë më parë nga Universiteti i Barit, Bashkia e Qytetit të Martina Francas, Urdhëri i Avokatëve të Tarantos në Provincen e Pulias, në Itali. Zyra e shtypit pranë Avokatit të Popullit bëri të ditur sot se, në fjalën e mbajtur në këtë Konferencë, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani vuri në dukje efektivitetin e institucionit që drejton në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas Dobjanit, në veperimtarinë thuajse 10 vjeçare të këtij institucioni janë shënuar një numër prej 30 mijë ankesash të trajtuara, me një shifër prej rreth 25 për qind të zgjidhura në favor të qytetarëve. Gjithashtu, ndër kontributet e kësaj Zyre, janë përmendur një numër prej 140 rekomandimesh për ndryshime ligjesh dhe aktesh nenligjore dhe normative, 87 perqind e te cilave janë reflektuar nga ligjvenesi, qeveria dhe administrata publike. Gjatë konferencës janë trajtuar çështjet e efektivitetit të këtyre institucioneve të reja dhe kontributit të tyre në mbrojtjen e interesave të individëve. Në konferencë u theksua se, kohët e fundit, kur, qytetarët përpiqen të realizojnë mbrojtjen me mjete të reja institucionale, janë krijuar dhe po marrin përhapje institucione të tilla të reja si Ombudsmani, Avokati i Popullit dhe të tjera të kësaj natyre. Këto institucione kanë veçori, por edhe të përbashkëta mes tyre dhe konsiderohen më të afta e më të shpejta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Ky është një proces global dhe haset edhe në rajonin e Mesdheut dhe të Ballkanit. Gjatë këtij evenimenti, u promovua edhe libri “Avokati i Popullit ne Shqiperi”, me bashkeautore tre profesore italiane. Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Martina Francas, Dr. Francesco Palazzo, në emer të Fondacionit të Propozimeve të Reja Kulturore, e nderoi Avokatin e Popullit, Prof. Ermir Dobjani me çmimin e këtij Fondacioni.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›