Dobjani, letër Metës: Paguani sigurimet e grave të ish-diplomatëve
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i kërkon zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, që qeveria t‘i paguajë të gjitha detyrimet e pagesave të sigurimeve shoqërore për bashkëshortet e ish-diplomatëve shqiptarë që janë liruar nga shërbimi diplomatik në vitin 2005, si dhe propozon masa disiplinore për ata zyrtarë të ministrisë që janë përgjegjës për këtë shkelje. Në një letër zyrtare të datës 4 nëntor, Dobjani i bën me dijeni Metës se në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk është parashikuar fondi i kontributeve të sigurimeve shoqërore për bashkëshortët/et e nëpunësve të përfaqësive diplomatike të vendit tonë, ashtu siç dhe përcaktohet shprehimisht në nenin 46, paragrafi 1 i ligjit nr. 9095, datë 3.07.2003 "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë": "Për personelin e përfaqësive diplomatike, koha e qëndrimit jashtë shtetit i njihet për efekt të vjetërsisë në punë dhe të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore edhe bashkëshortit/es, i cili/e cila shoqëron nëpunësin në përfaqësinë diplomatike".
Avokati i Popullit i bën me dije shefit të diplomacisë shqiptare, se "ankuesit shpjegojnë se janë munduar që këtë problem ta zgjidhin në rrugë institucionale me strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por sipas tyre "me gjithë dëshirën e mirë të shprehur nga strukturat përkatëse, për fat të keq konstatojmë që edhe në buxhetin e ministrisë për vitin 2008 nuk është parashikuar zgjidhja financiare e këtij problemi". Dobjani bën me dije në shkresën zyrtare, se deri më tani zyrtarët përkatës vetëm kanë thënë fjalë të mira, por nuk është zgjidhur problemi i kësaj shtese, e cila, sipas ligjit, ka të drejtën e pagesës së sigurimeve shoqërore. Në vitin 2007, nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është marrë përgjigje, ku theksohet se: "Ministria e Punëve të Jashtme, me Urdhrin nr. 406, datë 03.09.2007, ka ngritur grupin e punës për këtë problem, i cili konkludoi lidhur me numrin e personave ndaj të cilëve duhet të derdhet ky kontribut që nga viti 1994, në mënyrë që të bëhej përllogaritja e fondit përkatës. Por deri tani nuk është bërë asgjë dhe që nga viti 2005 problemi qëndron i pazgjidhur nga neglizhenca e strukturave që merren me buxhetin dhe personelin në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndaj, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i kërkon zv.kryeministrit, Ilir Meta, që të merren masa menjëherë për të parashikuar këtë fond në buxhetin e vitit 2010 dhe fillimin e ecurisë disiplinore për përgjegjësit e moszgjidhjes së këtij problemi.
Y.Pata