Nisi me pasaportën e së bijës një 19-vjeçare në Greqi, arrestohet
Autori i Lajmit: Redaksia
Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një trafikant klandestinësh, teksa së bashku me një vajzë 19-vjeçare donte të kalonte kufirin për ta çuar atë tek i fejuari duke përdorur pasaportën e vajzës së tij. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për medien, duke saktësuar se i ndaluari është 63-vjeçari, Dhimitër Gazeli, lindur dhe banues në Fier, ndërsa vajza që ai shoqëronte mban inicialet V.A dhe është banuese në Fier. Mësohet se Gazeli është paraqitur në pikën kufitare të Kakavijës, pranë sportelit të përpunimit të dokumenteve në dalje për në Greqi, por ekspertët kanë kërkuar që ti bëjnë një verifikim më të specializuar, pasi dispononin informacion se ky person donte ta kalonte në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek këtë vajzë. Dhe nga verifikimi rezultoi se ai vërtet donte ta kalonte 19-vjeçaren me anë të pasaportës së nuses së djalit të tij në ngjashmëri, kundrejt vlerës 2600 euro, duke udhëtuar me automjetin e tij tip Benz me targa FR 74 21 B.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2010