Ulen kontributet e sigurimeve shoqërore me 5 përqind për punëdhënësit
>Ndryshimet në projektligjin Për sigurimet shoqërore të propozuara nga qeveria u miratuan dje nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Këto ndryshime u votuan dje nga Kuvendi i Shqipërisë megjithë kontestimet e opozitës.
Në kuvend u votuan gjithashtu edhe 3 projektligje të tjera që i takojnë sektorit të tatimeve në vend. Ky projektligj parashikon uljen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, e cila paguhet nga punëdhënësi për financimin e përfitimeve që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore, me 5 për qind për punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit. Kështu që nga data 1 maj e vitit 2009, masa e kontributit të sigurimit shoqëror do të kalojë nga 29.5 në 24.5 për qind, pra do të ulet me 5 njësi. Ky projektligj krijon mundësitë për rritjen e numrit të kontribut-paguesve në sistemin e sigurimeve shoqërore, deklarimin e pagave dhe të shpërblimeve si dhe në shmangien e veprimtarive joformale. Ndërkohë që të gjitha këto do të sjellin gjithashtu lehtësim në veprimtarinë e subjekteve të sigurimeve shoqërore.
Efektet
Ulja e masës së kontributit, përveçse do të japë efektet e saj në 5 degët e sigurimit, ai do të sjellë efekte edhe në uljen e masës së kontributit të sigurimeve shoqërore të personit të vetëpunësuar. Reduktimi i masës së kontributeve mendohet të ketë një efekt ekonomik të dyanshëm. Ulja e kontributeve me 5 për qind do të ketë efekt negativ në të ardhurat e buxhetit të vitit 2009,por ky efekt negativ mendohet të kompensohet nëpërmjet rritjes së interesimit të punëdhënësve dhe të të punësuarve. Sipas zv/ ministrit të Financave, Florian Mima, për realizimin e këtij ligji do të largohen nga buxheti i shtetit 4 miliardë lekë. Miratimi i ndryshimeve në ligjin për sigurimet shoqërore nuk ka mbetur pa u kontestuar nga deputetë të opozitës, duke quajtur atë si veprim me efekt elektoral. Deputetja Valentina Leskaj është shprehur kundër miratimit të tij për shkak se, sipas saj humbjet që do të krijohen në buxhetin e shtetit nuk kanë garanci që do të kompensohen. Ndërkohë që edhe deputeti Erion Brace e ka kundërshtuar këtë ligj sepse sipas tij, një ndryshim i tillë nuk jep asnjë efekt. Gjithsesi, me ose pa konsensusin e opozitës deputetët e pozitës i kanë hapur dritën jeshile miratimit të këtij projektligji. Sistemi i sigurimeve shoqërore ofron mbrojtje për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, në rast të pakësimit të të ardhurave për shkak të sëmundjes, barrëlindjes, për moshë madhore, për shkak të invaliditetit apo në rast vdekje për shkak të aksidenteve në punë dhe për papunësinë. Skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri përbëhet nga sigurimi i detyrueshëm, sigurimi vullnetar, sigurimi plotësues dhe kontribute të posaçme shtetërore. Sistemi i sigurimeve shoqërore financohet nga skema e sigurimit të detyruar, nga kontributet shtetërore, kontributet e drejtpërdrejta të shtetasve dhe kontributet në kuadrin e skemës së sigurimit vullnetar. Sigurimin e detyruar e paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë vazhdimisht në Shqipëri si dhe shtetasit e huaj të cilët janë të punësuar ose të siguruar në Shqipëri.