E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana kosovare pengon kalimin në kufi me karta

 

KUKES - Kosova nuk e njeh kartën e identitetit të shtetasve shqiptarë si dokument kalimi përtej kufirit. Pala kosovare në doganën më të madhe në verilindje të vendit vazhdon të kërkojë si dokument të vetëm pasaportën, për të lejuar hyrjen në Kosovë të pasaportës. Ndonëse kohë më parë, nga diplomacia jonë ishte deklaruar se në muajin prill do të nënshkruheshin një sërë marrëveshjesh dypalëshe me Kosovën, ku ndër të tjera edhe heqja e kalimit të kufirit me pasaportë por veç me kartën e re, kjo nuk ka ndodhur. Sakaq Shqipëria, për shtetasit kosovarë që hyjnë në vendin tonë, nga 1 maji deri më 1 tetor, po aplikon kalimin e liberalizuar të kufirit. Ata mund të hyjnë në Shqipëri me çdo lloj dokumenti identifikimi, kjo që në marrëveshjet me UNMIK-un pas çlirimit të Kosovës dhe që në thelb ka të bëjë me sezonin turistik.    j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›