Dogana në alarm, kontrolle të rrepta ushqimeve shtazorë
10/01/2011 DURRES- Të gjitha importet me origjinë shtazore, të cilat futen në vendin tonë nga porti i Durrësit i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta. Autoritetet doganore në këtë port, si dhe Inspektorati Ushqimor kanë kaluar në sitë bagazhet, ngarkesat e çantat si në rastin e kalimit të tyre dorazi edhe në rastet e transportimit me kamion e furgonë në linjë detare.
Kontrollet
Paraprakisht nuk ka një të dhënë zyrtare lidhur me rezultatet e ditës së djeshme, por ka rënë në sy rreptësia në kontroll nga inspektorati përkatës dhe dogana. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dërguar në portin e Durrësit specialistët për të vëzhguar situatën e kontrollit të ushqimeve në kuadër të parandalimit të çdo ngarkese ushqimore me origjinë shtazore dhe që vjen nga njëri prej 12 vendet, të cilat kanë shfaqur problem lidhur me dioksinën. Kompanitë e transporteve janë vënë në dijeni me shkresë zyrtare për të treguar kujdes në këtë drejtim. Më së shumti ushtrohet kontroll tek mallrat që futen në port dhe sidomos produktet e nënproduktet e mishit e qumështit. Për çdo rast dogana dhe Inspektorati i Ushqimeve ka kërkuar faturën e furnizimit, librezën e mallit, fletën e analizës kimike e bakteriologjike, si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me garantimin e jetës së konsumatorit. Organizata Botërore e Ushqimit ka bërë të ditur se në 12 vende të BE-së janë shfaqur probleme duke ndaluar çdo lloj eksporti nga këto vende të produkteve që kanë origjinë shtazore si mish, vezë, djathë dhe produkte të tjera. Kimikati i rrezikshëm i gjetur tek vezët është nënprodukt i biokarburanteve që duhet të përdorej për prodhimin e letrës e jo të ushqimit për pulat, çka përbën rrezik për jetën e konsumatorit. Porti i Durrësit është pika hyrëse më e madhe në vendin tonë e ngarkesave me mall importi ndaj edhe është vënë në qendër të kontrollit. Dogana dhe Inspektorati i Ushqimit kanë deklaruar se konsumatori shqiptar është tërësisht i mbrojtur. Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Durrës ka një laborator të certifikuar dhe me status të plotë për garancinë e kontrollit laboratorik. Në të gjitha rastet e dyshimeve si për ushqime edhe për pije të ndryshme kalojnë në analiza tek ky laborator dhe vetëm pasi certifikohen marrin të drejtën për të kaluar në tregun e ditës. Në kohën që në vendin tonë u dha alarmi për rrezikun nga A1N1H1 dogana dhe shërbimi i kontrollit patën ndaluar ngarkesa me mish e produkte të tjera që kanë ardhur nga vendet e infektuara, duke mos lejuar daljen në treg të mallit të papastër.