Doganat, 300 denoncime ndaj biznesit
28/12/2004 TIRANË -Në çdo ditë të vitit me të cilin po ndahemi, në doganat shqiptare ka hyrë mall kontrabandë. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për çdo rast ka hapur dosjen përkatëse, ka kryer hetimet dhe verifikimet e para dhe më pas materialet ia ka përcjellë Prokurorisë. Ky numër i kallëzimeve mbërrin në shifrën mbi 300. Me anën e një krahasimi statistikor, hetuesit thonë se çdo ditë të vitit 2004 ka patur raste të kontrabandës.
Hetimet
Jo të gjitha rastet e kallëzuara nga Drejtoria e Hetimit në Dogana, janë duke u hetuar. Prokuroria, në mënyrë zyrtare ka filluar të hetojë ndaj 170 bizneseve që kanë kryer kontrabandë dhe evazion fiskal. Pjesa tjetër e kallëzimeve janë duke u analizuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në ato të rretheve. Numri më i madh i kallëzimeve penale ndaj bizneseve që zhvillojnë kontrabandë, është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Në këtë institucion kanë mbërritur më shumë se 120 kallëzime penale për kontrabandë gjatë këtij viti. Sipas Regjistrit Penal të organit të akuzës në kryeqytet, numri më i madh i kallëzimeve është bërë gjatë tre muajve të fundit të këtij viti. Gjatë kësaj kohe, sipas Prokurorisë, ka patur raste kur janë bërë dy ose tre kallëzime në ditë, për hyrje të parregullt të mallrave. Raste të shpeshta janë shënuar edhe në Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Kukës.
Evazioni
Për një maune mall, bizneset e ndryshme bëjnë deklarata false në doganë, pasi kalojnë traun, kryejnë pagesën e zhdoganimit vetëm për gjysmën e mallit që sjellin nga jashtë. Ky është rasti më i njohur në praktikat e paligjshme të evazionit fiskal. Bizneset paraqesin fatura false për sasinë e mallit që duan të zhdoganojnë, duke kërkuar të paguajnë më pak. Jo të gjitha doganat ushtrojnë kontrolle të imtësishme dhe, si rrjedhim, kontrabanda vijon. Viti 2004 mban rekordin e rasteve të dokumentuara të kontrabandës.
Krahasimi
Gjatë viteve 2002 dhe 2003, në Prokurori kanë mbërritur mesatarisht 260 kallëzime penale për kontrabandë dhe evazion fiskal. Por gjatë këtij viti, shifra ka mbërritur mbi 300. Biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha. Kur bëhet fjalë për të kaluar traun e doganës, fama e suksesit zhduket dhe çdo biznes kërkon të paguj më pak. Rritja e dukshme e rasteve të kontrabandës që janë zbuluar gjatë këtij viti, sipas hetuesve, shpjegohet me një sërë faktorësh. Sistemi informatik i vëzhgimit në dogana ka zbuluar më shumë parregullsi, ashpërsimi i kontrolleve dhe praktikave doganore, kualifikimi i personelit dhe shkëmbimi i informacioneve me vendet nga vijnë mallrat, kanë shërbyer për të çuar para drejtësisë gjatë këtij viti më shumë biznese se vitet e shkuara.
Disa prej bizneseve
që janë kallëzuar
Drejtoria e Tatim-Taksave ka kallëzuar penalisht në Prokurori tetë biznese të mëdha, të cilat akuzohen për mospagim të detyrimeve doganore. “Itac Beton” është shoqëria, e cila akuzohet se nuk ka paguar detyrimet tatimore. Tatimet kanë paditur penalisht në Prokurori, pak kohë më parë, edhe dy biznese të tjera të mëdha. “Apication Contruction”, firmë greke me aktivitet në ndërtime dhe firma shqiptare “Vllaznimi”, janë subjektet, të cilat akuzohen se kanë konsumuar veprën penale, dëmi i së cilës, sipas llogarive paraprake, arrin në shumën 70 milionë lekë të vjetra.
Hetim edhe në dogana
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë masa për ndalimin e kontrabandës, duke kryer instalimin e sistemeve ompiterike të kontrollit dhe verifikimit. Grupe të posaçme kontrolli verifikojnë zbatimin e procedurave ligjore, duke hetuar edhe vetë punonjësit e doganave, për mundësinë e favorizimit prej tyre të kontrabandës dhe krimeve të tjera në dogana. Edhe pse një numër i madh dosjesh ndodhen në Prokurori për krime të kësaj fushe, organi i akuzës thotë se hetuesit për këto vepra penale nuk mjaftojnë. Asnjë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, nuk merret vetëm me hetimin e krimeve në dogana. Këto dosje hetohen nga prokurorët dhe punonjësit tjerë të Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Prokurorinë e kryeqytetit.
Precedenti Delijorgji
Në fund të muajit prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj presidentit të klubit të futbollit “Dinamo”. Mihal Deligjorgji u akuzua nga Prokuroria e Durrësit, se kishte kryer veprën penale të evazionit fiskal dhe shmangies së detyrimeve doganore, në një shumë që përbënte vepër penale. Delijorgji akuzohej për kontrabandë me 2 mijë tonë hekur për ndërtim në vlerën 19 milionë lekë të reja. Avokati Maks Haxhia, tha se, klienti i tij nuk duhej të mbahej në izolim, pasi “problemet mes Mihal Delijorgjit e kompanisë 'Përparimi sh.a.' dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pavarësisht kontradiktave, ishin duke u zgjidhur dhe arrestimi i tij ishte i pavend”. Por, Kryeprokurori i Durrësit, i cili mbrojti akuzat në Gjykatë, tha se “Delijorgji ka formuar një kompani “fantazmë” në Qipro, vetëm për të bërë kalimin e mallit që blen, me qëllim uljen e çmimit të blerjes dhe pagimin e një takse më të ulët doganore”.