Tubimet, ulet siguria në kryeqytet
28/12/2004
Policia pohon se protestat kanë dhe kosto ekonomike
Tubimet e paligjshme që po zhvillohen gati përditë në kryeqytet cënojnë seriozisht rendin dhe sigurinë. Burime konfidenciale nga Ministria e Rendit Publik, bëjnë të ditur se bllokimi i akseve të rëndësishme nga qytetarët që prostestojnë për mungesën e energjisë elektrike, kanë pasoja të rënda. Për të mbajtur nën kontroll situatën, shumica e shërbimeve të policisë dërgohen në vendet ku mbahen tubime. Sakaq, pjesa tjetër e kryeqytetit mbetet tërësisht jashtë kontrollit të organeve të rendit. Ky fakt, sipas specialistëve, u lë dorë të lirë kontigjentëve të krimit për të kryer vepra penale.
Paralajmërim
Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Qarkut të Tiranës, bën të ditur se dje, nga ora 10:00 deri në 12:00, rreth 100 persona, banorë të Institutit Bujqësor, Bregu i Lumit dhe Kamza kanë tentuar të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, te kthesa e Kamzës. Të drejtuar nga deputetët Vili Minarolli e Ibrahim Bruka si dhe kreu i njësisë bashkiake nr.11, Haki Mustasa, protestuesit janë rrekur të ndalin qarkullimin, duke u motivuar se u mungonte energjia. Mes turmës shquheshin organizatorët Ramadan Puci, Ilir Haklaj, Gjin Mustafa, Arben Milushi, Lok Çoku dhe Dilaver Vreshti. Zëdhënësja Alma Katragjini, saktëson se nga ana e bluve u morën masa për të shmangur bllokimin e autostradës. U ndërtuan kordonë të fuqishëm me punonjës policie, 100 metra para hyrjes së saj, nga një anë e xhades në tjetrën. Veç kësaj u negociua me protestuesit, duke u bërë të ditur se veprimtaria e tyre ishte antiligjore. Pati dhe ndonjë tendecë për të çarë kordonin si dhe disa fëmijë hodhën gurë në drejtim të uniformave. Duke qenë se ky veprim po përsëritet, policia e Tiranës u tërheq vëmendjen qytetarëve, që të mos ndërmarrin akte ekstreme antiligjore. Bllokimi i rrugës shkakton çrregullime në trafik. Kësisoj, në Drejtorinë e Tiranës janë depozituar një numër shumë i madh ankesash të qytetarëve, që e kanë pësuar nga bllokimi i rrugës në raste emergjencash, arsye shëndetësore, shërbimi e pune private. Ka nisur sakaq procedimi penal dhe materialet në ngarkim të përgjegjësve iu kaluan për hetime të mëtejshme akuzës. F. Bramo