Fatale, po u dhunua sërish vota
09/12/2004 Partia Demokratike së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatën "Dhjetor '90-të" kanë përkujtuar dje 14-vjetorin e protestave të studentëve, që sollën edhe pluralizmin në Shqipëri. Ish-protestuesit së bashku me përfaqësues të mediave dhe akademikë, sollën dhe një herë në kujtesë fillimin e viteve '90, duke bërë dhe një paralelizëm me gjendjen aktuale të demokracisë në vend. Sipas tyre, Shqipëria është ende larg idealeve dhe shpresave, për të cilat u ngritën studentët në dhjetorin e '90-ës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria doli nga vitet '80-të, si vendi më i izoluar në kampin socialist të Lindjes. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite pluralizmi shqiptar, për të, ndodhet në kryqëzim, pasi shqiptarëve po u dhunohet e drejta e votës. "Nëse i heq votën e lirë pluralizmit, i ke hequr mekanizmin e funksionimit, qëllimin dhe të drejtën e tij, e ke shndërruar në një pluralizëm burokratik. Në fakt, pluralizëm real politik pa votë të lirë nuk ekziston. Nuk mund të them se Shqipëria sot nuk ka diversitet kështu që, fati i pluralizmit në Shqipëri do të përcaktohet nga zgjedhjet dhe ato janë një mekanizëm fondamental i ekzistencës, por jo i përmirësimit dhe përsosjes", tha Berisha. Më tej, kreu i PD-së, duke bërë një paralelizëm mes zgjedhjeve në Gjeorgji dhe Ukrainë, tha se vendi ynë është i vetmi komb që nuk zgjodhi konfliktin për të rivendosur në vend të drejtën e tij për të zgjedhur. Por, ai tha se rruga e zgjedhur deri më tani nuk do të jetë e njëjta në rast se zgjedhjet manipulohen sërish. "Asnjë komb në tranzicion nuk ka bërë kompromise më të mëdha. Nuk u zgjodh rruga gjeorgjiane dhe ukrainase. Por, do të ishte fatale për qeverinë nëse mendon të përsërisë skenarët e mëparshëm të manipulimit të zgjedhjeve", tha Berisha. Për demokratët, formimi i partive të vetëquajtura opozitare, nuk bën gjë tjetër vetëm se sfumon rolin e pluralizmit në funksion të pushtetit. Duke iu referuar formimit të PDR-së, në vitin 1997, Berisha u shpreh se "Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kur vendosën t’i fusnin në garë instrumentet e tyre, nuk i lejonin të garonin me siglën e Partisë së Punës së Shqipërisë, por u thanë se do të dalin nga sindikatat, kurse Fatos Nano vodhi logon e partisë së madhe opozitare dhe ja dha një partie tjetër, duke dëshmuar primitivizmin total". Një orë para fillimit të takimit me përfaqësuesit e shoqërisë civile, një tjetër takim u zhvillua mes krerëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të shoqatës "Dhjetor '90-të". Nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, e cilësoi nisjen e protestave të studentëve si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare. Megjithatë, ai u shpreh se pluaralizmi është kuptuar nga mazhoranca aktuale si një kalim pushteti nga duart e disa diktatorëve në duart e disa të tjerëve.