E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 10 ditë pas operimit, nis hetimi



KORçE - Një grua që ka vdekur papritur disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandesitit në spitalin e Korçës, ka ngritur dyshimet mbi trajtimin mjekësor që ajo ka pasur në spital. Policia e Korçës nisi hetimet për vdekjen e Elena Bazellit, 32 vjeçe nga Maliqi, pasi u lajmërua nga spitali për vdekjen e gruas 10 ditë pas kryerjes së operimit. Sipas të afërmve të gruas që humbi jetën, ditën e djeshme ajo po bëhej gati për të udhëtuar drejt spitalit për të hequr penjtë e operacionit, ndërsa nuk kishte pasur asnjë shqetësim pas ndërhyrjes. Ajo pësoi një gjendje të fikëti brenda në shtëpi. Të afërmit e saj fillimisht menduan se kishte humbur ndjenjat, por kur panë se nuk po reagonte e nisën me shpejtësi drejt urgjencës. Por, rrugës 32-vjeçarja nuk jepte shenja jete, fakt që u konfirmua edhe mjekët e spitalit. Të afërmit e saj nuk kanë bërë ndonjë reagim ndaj kësaj ngjarjeje, por ka qenë kërkesa e policisë që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar shkakun e vdekjes së gruas. Mjeku eksperto-ligjor i Korçës është tërhequr nga kryerja e ekspertizës, me argumentin se ai vetë është pjesë e personelit mjekësor të spitalit. Për këtë, janë thirrur ekspertë nga Tirana që të kryejnë autopsinë e gruas. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›