E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i axhendës, Topi anulon vizitën në Strasburg



Presidenti i Republikës Bamir Topi anuloi një vizitë të programuar për në Strasburg, i ftuar në një aktivitet të Këshillit të Europës për një ceremoni që zhvillonte Shkolla e Politikës. Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, bëhet e ditur se kreu i shtetit ka anuluar vizitën për shkak se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europian ka pasur një ndryshim axhende dhe nuk mund të merrte pjesë në aktivitetin që do të ishte i pranishëm edhe Presidenti shqiptar. "Presidenti Topi ka qënë i ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE për të marrë pjesë në një seancë të Shkollës verore të Politikës. Për shkak të një ndryshimi të axhendës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës që lidhet me mos praninë e tij në aktivitet, Presidenti vendosi të anulojë këtë vizitë", shprehet burimet nga Presidenca. Kreu i shtetit ishte ftuar në këtë aktivitet të përvitshëm që bën Shkolla e Politikës në Strasburg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›