Mjekwt e sanatoriumit gjysma tw infektuar
20/12/2004
Sindikalistët shkodranë nuk janë aspak dakord me rritjen prej 12 për qind të pagave për mjekët. Kërkesa e tyre për rritjen e pagave me 50 për qind nuk është marrë parasysh dhe pritet që këto ditë, në Shkodër, bluzat e bardha të përfshihen në një grevë pa afat. Por sindikalistët nuk shprehin vetëm shqetësimin e pagave. Kushtet ku punojnë mjekët janë shumë të rëndë. Në sanatorium, gati gjysma e mjekëve janë me bronkopneumoni, në psikiatri kushtet janë skandaloze, ndërkohë që asnjë prej 6 spitaleve nuk ka dezinfektantë. Albert Tuka, kryetari i konfederatës së mjekëve për qytetin e Shkodrës, është deklaruar i vendosur në kërkesat e tyre, ndërkohë që nga kjo grevë do të përjashtohen vetëm urgjenca, reanimacionet dhe salla e operimit. Të njëjtat mendime ka dhënë për gazetën edhe kryetari i sindikatës së pavarur të mjekëve në prefekturën e Shkodrës, Elmaz Allajbeu. Në një intervistë dhënë për gazetën, ai ngre me forcë problemin e sëmurjes së mjekëve, të cilët nuk kanë asnjë përkrahje nga shteti.
Si paraqitet situata e personelit mjekësor në spitalet e Shkodrës?
Situata e mjekëve dhe infermierëve të Shkodrës është katastrofike, krejtësisht e veçantë nga rrethet e tjera. Kështu, në spitalin e sanatoriumit, rreth 50 për qind e mjekëve janë të sëmurë, pasi kanë marrë shkallë të ndryshme bronkopneumonie. Kjo vetëm se janë të ekspozuar dhe të pambrojtur për shkak të kushteve të këqija ku punojnë. Personeli i këtij spitali ka shqetësime serioze, që kanë të bëjnë me jetën e tyre. Kjo situatë po rëndohet dhe vështirëson së tepërmi punën dhe cilësinë e shërbimit në spitalin e sanatoriumit. Po kështu dhe mjekët dhe infermieret e spitalit të infektivit janë në të njëjtën situatë. Në vend që mjekët dhe infermierët t’u shërbejnë të sëmurëve ata dita-ditës po rrezikojnë dhe po sëmuren, duke u kthyer në pacient.
Këtë shqetësim e keni bërë prezent në Ministrinë e Shëndetësisë?
Po. Madje, disa herë kemi kërkuar që të ndërhyhet në kushtet e punës të këtij spitali, por asgjë nuk është bërë. Ndërhyrja duhet të bëhet urgjente, pasi po rrezikohen jetë njerëzish. Shikoni sot personelin që kanë dalë në pension. Pjesa më e madhe e tyre tani janë kthyer në pacient të këtij spitali vetëm për shkak të kushteve tepër të këqija në të cilat kanë punuar.
Po në spitalet tjera, si paraqitet situata?
Dhe në spitalet e tjera ka tepër mangësi. Kështu ka mungesë ilaçesh, por më shqetesuese është mungesa e dezinfektantëve në spitale. Kjo është tepër e rëndë. Ndërkohë që kushtet në spitalin psikiatrik mund të quhen alarmante. Aty gjendja është skandaloze, ka mangësi në të tërë drejtimet. Të 6 spitalet e Shkodrës ndodhen në një gjendje që nuk duhet dhe as nuk e meritojnë të jenë, pasi këto spitale janë si qendra spitalore për Veriun e Shqipërisë.
Jeni dakord me vendimin e fundit të Qeverisë?
Jo, ajo që bëri Qeveria nuk është plotësim i kërkesës sonë. Ne kërkuam 50 për qind rritje dhe jo 12 për qind. Njëkohësisht, kemi kërkuar përmirësimin e kushteve, sidomos në spitalet e Shkodrës. Kur të plotësohen këto, atëherë jemi në rregull me qeverinë. Por në këtë mënyrë greva jonë do të vazhdojë këtë radhë në grevë pa afat.