Gjykata: Porti i Durrësit çerdhe e të inkriminuarve
20/12/2004
Porti i Durrësit është cilësuar si një çerdhe e elementëve të inkriminuar nga kryetari i Gjykatës së Faktit, Rexhep Bekteshi. Gjatë analizës së punës për këtë vit, Bekteshi ka bërë të ditur se kolegët e tij kanë përballuar dyfishin e dosjeve, në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë që marrëdhëniet me prokurorinë kanë ardhur duke u përmirësuar, për shkak për të korrektësisë dypalëshe në rritje.
Akuza për Portin
Porti i Durrësit është konsideruar nga Gjykata e Shkallës së Parë të këtij rrethi si vendi kryesor i prodhimit të veprave penale. Drejtuesi i Gjykatës së Faktit në Durrës, Rexhep Bekteshi, ka cilësuar se këtë vit pjesa më e madhe e krimeve të kryera nga persona të inkriminuar janë vërejtur dhe më pas janë vënë para drejtësisë, pikërisht në portin më të madh të vendit. Nga statistikat që afon drejtuesi i gjyqësorit në Durrës, rezulton se nga 1160 çështje penale që i janë drejtuar për gjykim gjyqtarëve të drejtësisë në këtë rreth, 386 vepra penale janë konsideruara të kapura në
portin e Durrësit dhe, sipas Bekteshit, shifra është shumë më e lartë se një vit më parë. Pjesën më të madhe të veprave të ndëshkueshme ligjërisht i përkasin krimit ekonomiko-financiar, trafikut të qenieve njerëzore, krimeve të hapura dhe trafikimit të drogës. Ndërsa ka deklaruar se porti ka qenë në shënjestër të kontigjentit të shtetasve që përbëjnë precedent penal, drejtuesi i Gjykatës së Faktit ka pohuar se një arsye më shumë që porti i Durrësit mbetet vendi më problematik i prodhimit të veprave penale është edhe fakti se shumë shtetas me precedent penal, që kanë kryer krime të ndryshme në rrethe të ndryshme, i drejtohen pikës së kalimit në këtë port për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjit.
Gjykata përballon
dyfishin e dosjeve
Gjykata e Faktit Durrës ka përballur dyfishin e volumit të dosjeve të shqyrtuara, krahasuar me një vit më parë. Vetëm në 11 muaj në tryezën e gjyqësorit kanë marrë përgjigje ligjore 950 dosje, ndërkohë që numri i çështjeve penale kap shifrën 1160. Problematike për trupin gjykues edhe këtë vit ka qenë gjykimi i organizatave kriminale dhe trafikantëve të të gjitha llojeve, çështje këto të cilat kanë konsumuar kohën dhe volumin më të madh të punës. Bekteshi ka cilësuar se këtë vit prokuroria ka punuar më mirë me përpilimin e akuzës dhe se dosjet e përcjella për gjykim kanë qenë cilësore. Bekteshi ka thënë se është shpallur vendim për 3150 çështje civile, ku përfshihen edhe zgjidhet martesore, ndërkohë që në të shumtën e dosjeve të shqyrtuara kanë qenë çështjet e konfliktit të pronësisë, pjesëtime pasurie dhe anulime të urdhrave administrativ. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, problematike paraqitet ngarkesa e dhomave të paraburgimit në Durrës, ku në një qeli, e cila nuk pranon më shumë se 4-5 të ndaluar, qëndrojnë deri në 12 shtetas.