PD, nis puna për qeverinë e ardhshme
21/12/2004 Struktura pranë PD-së, që do të merret me ndryshimet e statutit në Kongresin e PD-së
e quajtur Komiteti i Orientimit të Politikave, do të marrë formën e plotë në mesin e janarit. Komiteti do të ketë në përbërje akademikë dhe specialistë të shoqërisë civile, të cilët pritet të jenë dhe në qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Burime në PD shprehen se është bërë gati platforma dhe janë identifikuar personat që do të jenë në përbërje të tij. Madje, për ngritjen e kësaj strukture do të kujdeset kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili, deri më tani, ia kishte lënë organizimin dhe drejtimin nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli. Në Komitetin e Politikave Drejtuese do të marrin pjesë përfaqësues të administratës shtetërore dhe specialistë të fushave të ndryshme, që do të jenë këshilltarët kryesorë të PD-së në hartimin e programit që do të paraqitet në fushatën elektorale në zgjedhjet e 2005-ës.
Debatet
Pavarësisht nga orientimet e Berishës, për ngritjen sa më shpejt dhe funksionimin e këtij departamenti, nuk mund të thuhet se kjo ide ka funksionuar deri më tani. Që nga koha e hedhjes së idesë nga Berisha ka kaluar thuajse një vit, dhe sërish komiteti ka mbetur paksa në hije. I njëjti burim shprehet se kjo strukturë nuk është parë me sy të mirë nga një pjesë e Grupit parlamentar të PD-së, si dhe prej anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilën e shohin Topallin si rivalen kryesore në marrjen e posteve dhe mandatit të deputetit në vitin 2005. Një rivalitet i tillë në PD theksohet dhe më shumë pas deklaratave të Berishës, se qeverisja e ardhshme e PD-së në rast fitoreje do të ketë në përbërje shumicën e këtij departamenti. Madje, prezantimi i tij para Kongresit pritet të ngjallë debate të forta brenda PD-së. Për këtë arsye, konstituimi i tij do të bëhet pak para kongresit, ndërsa me strukturimin po merret vetë Berisha. Kjo për të shmangur keqkuptimet, por dhe për të ngjallur besim tek intelektualët pjesëmarrës në të. Mësohet se përfaqësuesit e këtij komiteti do të zhvillojnë kontakte të drejtpërdrejta me kreun e PD-së, Berisha, atribut të cilin deri më tani e ka stafi më i ngushtë i tij.
Funksionimi
Duket se përfaqësuesit e strukturës më të re të PD-së, do të përbëjnë bazën e fushatës së ardhshme elektorale për këtë parti. Ata do të jenë më të pëlqyerit e Kryesisë dhe vetë kryetarit për kandidaturat e ardhshme për në parlament. Akademikëve do t'u afrohen postet kyçe në qeverinë e ardhshme në rast fitoreje si ministra, këshilltarë, zëvëndësministra etj. Duke qenë se një pjesë e tyre do të jenë dhe specialistë që punojnë aktualisht në administratën shtetërore, përfaqësues direkt pranë Berishës të këtij komiteti do të jenë vetëm ata persona, të cilët do të marrin përsipër dhe rriskun e reklamimit, ndërsa të tjerët do të japin kontributin e tyre nga fushat ku punojnë pa u shfaqur në skenën politike.
Zgjedhjet në PD e Tiranës shtyhen në janar
Konferenca e PD-së Tiranë nuk do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, ashtu siç ishte parashikuar, por do të shtyhet për në javët e para të janarit. Burime zyrtare në PD-në e Tiranës thanë dje për "Metropol" se shtyrja për zgjedhjen e kryetarit që do të zëvendësojë Vili Minarollin ka ardhur sepse nuk kanë mbaruar zgjedhjet e kryetarëve të nëndegëve të Tiranës, dhe sapo të mbyllet ky proces atëherë kryesia e degës së PD-së Tiranë do t'i dërgojë emrat kryesisë qendrore për përzgjedhjen e kryetarit të ri. Ndërkohë, duket se në muajin janar do të mësohen emrat e konkurrentëve për kryetarë të degëve të mëdha në rrethe, të cilat nuk kanë bërë akoma zëvendësimet e kryetarëve. Berati, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Tirana, janë degët e mëdha që ndodhen akoma në fazën e përzgjedhjes. Ndërsa në degët e qyteteve të vogla kanë përfunduar zgjedhjet në pjesën dërrmuese të tyre përveç Gramshit, Hasit, Peqinit dhe Tropojës. Të njëjtat burime shprehen se kjo është fazs kryesore, ku nuk do të përfshihen përfaqësuesit e shoqërisë civile, pasi në bazë të statutit të PD-së, në strukturat drejtuese, duhet të përfshihen patjetër anëtarët e partisë.