E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogjani-Moisiu, gjyqi më 12 tetor

 

TIRANE - Dy orë pas mesditës të së hënës Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë padinë e deputetit Asllan Dogjani ndaj ish-presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Gjykata e kryeqytetit caktoi dje seancën e parë të shqyrtimit të padisë së bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Dogjani vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit. Referuar padisë, Dogjani akuzonte ish-presidentin Moisiu për veprën penale të "shpifjes". "Strumbullari" i padisë ishte publikimi i një liste nga koalicioni "Për një Parlament të pastër", i kryesuar nga Moisiu. Në këtë listë emri i deputetit aktual Dogjani, ishte i pari në grupin e deputetëve të Partisë Socialiste që ishin të "padenjë" për të qenë në Parlament. Padia do të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Artan Broci.                                      a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›