Dokle: Fletët e votimit nuk digjen

Deputeti i PS-së, Namik Dokle ka deklaruar se nuk do të ketë djegie të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një konferencë për shtyp duke iu referuar deklaratës së kreut të KQZ-së, Arben Ristani në emisionin "Ora e Intervistës", Namik Dokle ka pohuar se fletët e votimit nuk mund të digjen. "Ai që i shmanget zgjidhjes dhe flet për djegien e votave do përballet me përgjegjësinë historike. Ta marrë vesh Berisha e Ristani se fletët e votimit nuk digjen", shtoi ai. Deputeti socialist hodhi poshtë edhe deklaratën e kryeministrit Sali Berisha se në darkën e Strasburgut nuk u vu ultimatum për zgjidhje. "Ndërkombëtarët vunë afat ultimativ. Këmbanat bien për qeverinë e mbi qeverinë.
Thellimi i krizës do ketë pasoja të rënda për vendin" saktësoi ai.
Dokle nënvizoi se zgjidhja e krizës është te transparenca e zgjedhjeve.
Thellimi i krizës do ketë pasoja të rënda për vendin" saktësoi ai.
Dokle nënvizoi se zgjidhja e krizës është te transparenca e zgjedhjeve.