Seanca parlamentare me opozitën, Bosh i zhgënjyer
26/05/2010 Apeli i ambasadorëve
Ambasadorët ndërkombëtarë në vendin tonë vijojnë apelet për lidershipët kryesorë të politikës. Një ditë pas seancës, ku opozita u bë pjesë e saj për të parën herë prej grevës së urisë, ambasadori i Bashkimin Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan, i kujton Berishës dhe Ramës se janë përgjegjësit kryesorë të situatës politike në vend, ndërsa ai i OSBE-së, Robert Bosh, i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit parlamentare. “Përgjegjësia për negociatat dhe gjetjen e një zgjidhjeje u takon liderëve politikë shqiptarë dhe ata janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi”, deklaroi Lohan. Duke iu përgjigjur interesit të medias mbi gjuhën e përdorur nga palët në seancën e së hënës, kreu i Prezencës së OSBE-së foli për shijen e hidhur që i la kjo seancë. “Isha i lumtur të shihja të dyja palët në Parlament në një seancë normale parlamentare. Pra, është ajo që kemi thënë edhe më parë, që Parlamenti është vendi për debatin politik. Por jam i zhgënjyer që disa njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Në vend që të përdorin Parlamentin për debatin politik, po e bëjnë këtë për të fyer kundërshtarin politik. Kjo nuk duhet të ndodhë. Parlamenti është për debatin politik dhe për asgjë tjetër”, tha Bosh. Në fakt, dy ditë më parë Byroja e Parlamentit përjashtoi nga punimet e tij deputetin Tom Doshi për thyerje të rendit të seancës. Deklaratat e tyre dy ambasadorët i bënë pas një konference për shoqërinë civile, ku u diskutuan çështje të tilla, si: përmirësimi dhe zbatimi i legjislacionit, rritja e pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes, rritja e përgjegjshmërisë dhe imazhit të organizatave të shoqërisë civile dhe kalimi i pronësisë nga donacionet e huaja te burimet vendore.