Dokle: Zgjedhjet u manipuluan gjatë votimit në ambientet private të militantëve demokratë
PS nuk përjashton njohjen e zgjedhjeve për 92 qendra votimi
Ndonëse kanë kaluar10 ditë nga dita e zgjedhjeve, Partia Socialiste vijon të bëjë publike kushtëzimin e njohjes së zgjedhjeve nga marrja e mandatit të 9-të në qarkun e Fierit dhe përsëritjen e zgjedhjeve aty ku ajo pretendon se ka pasur parregullsi. Partia Socialiste duket se është e vendosur ti shkojë deri në fund kërkesave të saj për procesin zgjedhor, madje tani ajo i ka shtuar më tej pretendimet për manipulime duke u ndalur te qendrat e votimit në ambientet private. Nëpërmjet përfaqësuesve të saj, PS shprehet se nuk do ta njohë rezultatin, pa përsëritur zgjedhjet në të gjitha ato qendrat votimit të vendosura në ambientet private.Kandidatit për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Namik Dokle, duke mbajtur një qëndrim në lidhje me procesin zgjedhor, u shpreh se në zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan nga zhvendosja e qendrave të votimit nga ambiente shtetërore në ambientet private të militantëve partiak. Komunikojmë me publikun, për një nga teknikat e makinerisë elektorale të Sali Berishës, për manipulim dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve, duke shkelur rëndë parimin për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta. Është fjala për vendndodhjen e qendrave të votimit. Kodi elektoral e përcaktonte qartë, se qendrat e votimit, selitë e KZAZ dhe VNV, nuk mund të krijohen në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi pjesërisht ose tërësisht të një partie politike, apo kandidati ose të afërmve të tij, u shpreh Dokle. Ndaj sipas tij, nisur nga ky përcaktim i Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste ka denoncuar dhe ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit në 92 raste. Më tej, Dokle shtoi se vetëm në Qarkun e Tiranës ishin 27 qendra votimi në lokale të militantëve apo drejtuesve lokalë të Partisë Demokratike, duke konkretizuar se shumica e tyre ishin në zonat periferike të Tiranës dhe 19 prej të tyre ishin në KZAZ 56 të Kamzës dhe Bathores. Komisioni i kësaj KZAZ, në mbledhjen e tij më datë 14 qershor 2009, më shumicë votash kundërshtoi vendimin nr. 51, datë 8 qershor 2009, të Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, për vendosjen e qendrave të votimit. Për këtë kundërshtim votoi edhe përfaqësuesi i PR, në këtë KZAZ, Zenel Muka, të cilit më pas iu bën presione dhe kërcënime. Por më të keqen e bëri KQZ, më saktë pjesa e detashmentit politik të Sali Berishës, e cila nuk mori në konsideratë këtë ankesë dhe kërkesë së shumicës së komisionit të zonës administrative zgjedhore nr 56. ashtu siç parashikohej në këto qendra votimi, votimet u bënë me presione të shumta mbi komisionerët dhe votuesit, gjë që deformoi në shumë raste vullnetin real të zgjedhësve, theksoi Dokle. Gjithashtu ai nënvizoi se në 19 prej këtyre qendrave në Kamzë, rezultati ka qenë -3926 vota, pra plus për PD, ndërkohë që në qendrat e votimit të vendosura në lokale publike, ka qenë një rezultat i ekuilibruar ose në favor të PS. Për shembull, në qendrat e votimit të qytetit të Kamzës, në 6 qendra votimi të vendosura në lokale private diferenca ishte 1156 vota në favor të PD, ndërsa në 6 qendra votimi të vendosura në mjedise publike, rezultati ishte 134 vota në favor të PS. Në 6 qendra private, PD ka marrë më pak se sa në 11 qendra votimi publike, çka tregon se në këto qendra votimi në lokale private, me militant të PD, janë bërë manipulime të shumta. Ose shembulli i Valiasit, në 3 qendra votimit të vendosura në objekte private, diferenca është 796 vota në favor të PD, ndërsa në dy qendra të tjera po të Valiasit, diferenca është 52 vota. Ky fenomen është vërejtur edhe në shumë qendra të tjera në Paskuqan, Kavajë, e gjithë Shqipërinë, tha ai. Sipas Dokles më problematike ka qenë KZAZ nr. 56 të Kamzës, çka tregon se KQZ nuk mori një vendim të duhur për këto qendra. Lidhur me këto probleme, Dokle bëri të ditur se PS ia ka bërë të njohur edhe komunitetin ndërkombëtar, OSBE, vëzhguesit e ODIHR, ku ka kërkuar që të merren masa, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur dhe tani PS do të kërkojë verifikimin një për një të këtyre qendrave të votimit ku kanë ndodhur manipulime të mënyrave të ndryshme. Në shumë prej këtyre qendrave të votimit, ka votues të regjistruar 2 herë dhe me një marifet shumë të sofistikuar, ku i njëjti person, me të njëjtin baba e mbiemër, i regjistruar me dy datëlindje të ndryshme, ka votuar një herë në qendrën e votimit të tij dhe pastaj pikërisht në këto qendra votimi që ishin të vendosura në lokale private. Ndaj ne do të kërkojmë që në këto qendra votimi, të bëhet rishikimi i të gjithë fletave, i listave, nr të pasaportave, kartave të identitetit, për të verifikuar këtë element të manipulimit të votave në Kamzë, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, përfundoi Dokle.