Ulet me 5 vjet mosha e pensionit për minatorët, kufiri 60 vjeç

Qeveria kthen në ligj premtimet e fushatës
Parlamenti i ri, që do të mblidhet në muajin shtator, do të ketë përpara një sërë ligjesh për ti miratuar. Me fitoren e mandatit të dytë qeverisës, kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, disa premtime elektorale të Partisë Demokratike, i ka kthyer në projektligje të miratuara nga qeveria, e cila fillimisht vendosi uljen e moshës së pensionit për minatorët dhe rivlerësimin e statusit të tyre financiar. Ashtu sikurse e kishte theksuar edhe në fushatë elektorale, kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë theksoi se dalja e minatorëve në pension do të ulet me 5 vjet. Premtim e mbajtur, kryeministri Berisha fillimisht e ka bërë në mitingun e zhvilluar në qytezën e Manzës të qarkut të Durrësit dhe më pas në qytetin e Përrenjasit gjatë turit të tij elektoral ka theksuar se në mandatin e dytë qeverisës në rast fitoreje në 28 qershor, do të firmoste ligjin që ul me 5 vjet moshën e daljes në pension për minatorët. Duke folur për statusin e minatorit, Berisha tha se reformat në pensione nuk lejojnë përcaktime statusesh. Kam ardhur këtu ti jap fjalën të gjithë minatorëve të kësaj qyteze se do shkurtojmë me pesë vite moshën e pensionit dhe do ketë efekt prapaveprues, ka premtuar Berisha. Ndërsa në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Berisha kishte ngarkuar ministritë përkatëse për të përgatitur vendimin për amendimin e ligjit për pensionet. Me përfundimin e fushatës elektorale dhe me krijimin e koalicionit qeverisës katër vjeçar PD-LSI, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së djeshme projektligjin për të ulur me 5 vjet moshën e pensionit për profesionin e minatorëve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha e konsideroi vendimin përmbushjen e një premtimi elektoral të qeverisë për këtë kategori. Minatorëve iu premtua ulja e moshës së pensionit me 5 vite. Edhe ky ligj shkon në parlament. Minatorët në Shqipëri nuk do të dalin 65 vjeç në pension, por 60-të, u shpreh ai. Po ashtu, kryeministri Berisha bëri të ditur se Ministria e Financave do të paraqesë edhe skemën për rritjen e pensionit për minatorët. Sipas tij, kjo ministri ka marrë porosi dhe udhëzimin që të paraqesë skemën e rritjes së pensioneve të tyre, që minatorëve u është premtuar, së bashku me uljen me 5 vjet të moshës së pensionit. Ne duhet të jemi realistë. Ata kanë qenë njerëzit që kanë kontribuar në të ardhurat kombëtare më shumë dhe që kanë marrë më pak. Tani është koha që pensionet e tyre të rivlerësohen, në mënyrë që edhe ata të ndjejnë qëndrim të ri ndaj tyre, nënvizoi Berisha. Ky vendim do të ulë moshën e pensioneve për minatorët me 5 vjet, si dhe do të ketë fuqi prapavepruese, në mënyrë që të mbulojë të gjithë minatorët dhe ish minatorët shqiptarë. Ky vendim ka përmbushur një tjetër premtim të qeverisë për trajtimin e veçantë të minatorëve.
Një pjesë e vendimeve të marra nga KM
Mbledhja e djeshme e qeverisë është përqendruar në hartimin e projekt- buxhetit për vitin 2010, ku sipas kryeministrit Berisha deri në fund të muajit korrik, duhet të finalizohet projekt-buxheti i vitit 2010, i cili për shkak edhe të krizës financiare ndërkombëtare do të parashikojë shkurtim të shpenzimeve operative në masën 10 përqind.
Premtim që sipas kryetarit të qeverisë do ti japë fund arbitraritetit në këtë fushë. Po kështu, rritje do të pësojë akciza e duhanit, kafes dhe pijet alkoolike. Vendimi synon përafrimin e nivelit të akcizës, për këtë kategori mallrash, me nivelet e rajonit, si dhe me nivelet e BE-së. Kjo duket të jetë dhe mbledhja e fundit e qeverisë që zhvillohet në këto ambiente për shkak të realizimit të projektit E-goverment, ose ajo çfarë kryeministri Berisha e cilësoi si qeverisja elektronike. Tashmë që Shqipëria është në moshën e internetit teknologjia moderne do të futet edhe në kabinetin qeverisës, është shprehur kryeministri Berisha.
*************************************************************************************
Berisha kërkon ndëshkim për firmat e punëve publike që nuk punojnë me 3 turne
Kreu i qeverisë në mbledhjen e djeshme të saj e ka vlerësuar të domosdoshme zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për punën me tre turne të firmave ndërtuese, të angazhuara në veprat publike. Në të kundërt, nëse këto firma që kryejnë punët publike, nuk punojnë edhe turnin e tretë do të ndëshkohen. Ai që nuk e zbaton këtë vendim, duhet të ndëshkohet në përputhje me ligjin. Ndëshkimet janë të mjaftueshme, por po të jetë e nevojshme, ne do ti shtojmë ato. Çdo kompani duhet ta ketë të qartë se për ne koha ka çmimin më të lartë, theksoi kreu i qeverisë. Kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi, ngritjen e një Task Force, për zbatimin e këtij ligji, i cili përcakton punën me tre turne të firmave ndërtuese, të angazhuara në vepra publike. Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm faktorin kohë, kryeministri tha se do të ndërmerren masa ligjore, të parashikuara në ligj, për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim. Zoti Ministër i Punëve Publike, konstatohet se një seri firmash nuk punojnë turni i tretë. Kërkoj ngritjen e një Task Force nën drejtimin tuaj personal dhe zbatimin me rigorozitetin më të madh të ligjit. Koha është më e çmuara për ne. Këta zotërinj kur fitojnë tenderët, e pranojnë vendimin e qeverisë për punën me tre turne, nënvizoi Berisha. Nga ana tjetër ai pranoi faktin se ky vendim nuk mund të zbatohet në çdo kohë klimaterike, por tani e deri në tetor. Një kërkesë të tillë, kreu i qeverisë e ka parashtruar që në vitin 2007, ku parashikonte kthimin në zbatim të punës në turnin e tretë dhe të parët, ku të parët që prekeshin nga ky ndryshim, ishin shoqëritë e ndërtimit. Kryeministri i ka kërkuar ministrit të Punëve Publike përpilimin e një akti të caktuar që rregullon kriteret e procedurave në punë publike të ndryshme. Madje kryeministri shkoi edhe më tej duke i cilësuar ndërtuesit mashtrues pasi bëjnë çdo veprim vetëm për të përfituar në tendera nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sipas tij, zbatimi i këtij vendimi kërkon punësimin e sa më shumë punëtorëve.
*****************************************************************************
Rritet taksa e tabelave reklamuese, ulet në 1 euro tabela emërtuese
Rritja e taksës së tabelave të reklamave, në qytetet dhe rrugët e vendit është një masë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për t'u ardhur në ndihmë autoriteteve vendore dhe për të kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që transmetojnë reklamat. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë vendim, të cilin kryeministri Berisha e ka vlerësuar të rëndësishëm për kufizimin e ndotjes vizive në vendin tonë. Do të rritet në mënyrë të ndjeshme taksa e tabelave të reklamave, në qytetet dhe rrugët e Shqipërisë. Deri më sot, kjo taksë ka qenë shumë e ulët, ka qenë qesharake, ndërsa tani merr një vlerë të re, të rëndësishme. Kjo masë ndërmerret për të ndihmuar autoritetet vendore, por edhe për ta kufizuar në një shkallë ndotjen vizive që japin reklamat për të cilat sot ka tendencë botërore drejt kufizimit të tyre, është shprehur ai. Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi që taksa për tabelat emërtuese të jetë një euro. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha tha se nga ky vendim do të përfitojnë vetëm ata që emërtesat në tabelat e tyre i kanë në gjuhën shqipe, duke përjashtuar emërtesat e filialeve të kompanive të huaja. Taksa e tabelës do të jetë një euro, me kusht që tabelat të kenë emërtesë shqip. Askush nuk do të mund të na vendosë emra të huaj në to, por në gjuhën shqipe. Në rast të kundërt, nuk përfitojnë nga ky ligj. Unë mendoj se në të gjithë vendin duhet të kemi një standard të tillë, përveç atyre që janë filiale të kompanive të huaja, theksoi Berisha.
******************************************************
Qeveria rimburson TVSH për biznesin
Qeveria vendosi rimbursimin e TVSH për biznesin, dhe nëse kjo nuk ndodh, biznesi duhet të veprojë vetë, duke mos derdhur taksa të tjera. Në mbledhjen e djeshme, kryeministri Berisha deklaroi se autoriteti tatimor është i detyruar të rimbursojë TVSH-në për sipërmarrësit bren