E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Gjelbër Evropiane uron koalicionin PD-LSI

Partia e Gjelbër Evropiane ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Partisë demokratike dhe Lëvizjes socialiste për Integrim, për bashkëqeverisjen e vendit. Sipas kësaj partie, qeveria që do të krijohet mes një koalicioni të PD me LSI do të jetë një qeveri e gatshme për të konsoliduar Shqipërinë. Ne mendojmë se Shqipëria është para një sfide të madhe, atë të integrimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi ndërmjet dy koalicioneve do të bëjë të mundur realizimin e integrimit të plotë në BE, duke realizuar kështu një objektiv madhor të popullit shqiptar", thuhej në deklaratën e Partisë së Gjelbër Evropiane. Ndër të tjera ata vlerësonin së tepërmi dhe koalicionin PD-LSI, ku sipas tyre tani e tutje çdo vendim që do të merrej për të mirën e vendit do të ishte një vendim politik shumë i mençur sepse do të vendosej nga dy parti politike, ku njëra ka traditën e saj të vjetër në politikën shqiptare, si dhe e dyta do të jetë një parti e re e cila ka sjellë për herë të parë një frymë perëndimore në politikën shqiptare. Sipas kësaj Partisë së Gjelbër Evropiane, veprimi i bërë nga LSI, ishte një veprim mjaftë i pjekur politik, gjithashtu ishte dhe një veprim perëndimor i cili ndikoi për mirë në këtë periudhë të nxehtë politike në Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, Partia e Gjelbër Evropiane ka vlerësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një proces që tregon se Shqipëria po ndjek një rrugë pa kthim drejt konsolidimit dhe realizimit të standardeve evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›