E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton pa votat e PS rezultatet përfundimtare të qarkut Tiranë

Në kuadër të përfundimi të procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh gjatë ditës së djeshme për të shqyrtuar e projektvendimit Për nxjerrjen e rezultateve të zonës zgjedhore, Qarku Tiranë, ku ashtu siç pritej socialistët ishin kundra tabelave përfundimtare, pasi sipas tyre kishte mospërputhje shifrash midis tabelave të grupeve të numërimit dhe tabelave përfundimtare. Megjithatë duke pasur shumicën e votave që u ka caktuar ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me shumicë votash, 4 pro dhe 3 kundër tabelën e rezultateve përfundimtare të zonës zgjedhore, Qarku Tiranë. Sipas KQZ, shqyrtimi i këtij projektvendimi mbështetet mbi bazën e të dhënave të nxjerra nga KZAZ qarkut Tiranë, të cilat renditen nga nr. 45 deri në nr. 60. Pas verifikimeve dhe korrigjimeve të nevojshme nga administrata e KQZ, të tabelave përmbledhëse të paraqitura nga çdo KZAZ e kryeqytetit, Komisioni miratoi rezultatet përfundimtare zgjedhore për Qarkun më të madh të vendit. Ashtu si për qarqet e tjera, përfaqësuesit socialist në KQZ, denoncuan parregullsitë që ata kishin konstatuar në rezultat e hedhura në tabelat përmbledhëse, duke i kërkuar KQZ të bëjë korrigjimet e duhura. Por KQZ ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në ditët e shkuara, duke respektuar kështu vendimet e KZAZ dhe duke u lënë hapësirë partive politike që të paraqesin kërkesat ankimore nëse ata kanë. Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e njëkohësisht përfaqësuese e Partisë Socialiste, Dëshira Subashi, shpjegoi votën e saj kundër vendimit, që sipas saj lidhet me konstatimin e disa parregullsive ligjore në disa KZAZ të Tiranës. Sipas saj, në tabelat përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për këtë qark është konstatuar përjashtimi i rezultateve i shumë kutive votimi, pa i dhënë arsyet e mospërfshirjes. Më tej, Subashi këmbënguli në kërkesën e duke pohuar se  KQZ nuk është kopentente për të miratuar tabelat përmbledhëse të KZAZ ku janë lënë pa u përfshirë shumë qendra votimi dhe kur në këto tabela ka mospërputhje shifrash. KQZ, nuk është kompetente për ta miratuar tabelën sepse i referohet nenit 35 te pika 5 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë se mungesa e një vendimmarrje në KZAZ merret në kompetencën e KQZ, vetëm në rastet kur KZAZ i jep kompetencën KQZ për të marrë vendimmarrjen e munguar të KZAZ. Në këtë fazë të procesit kjo vendimmarrje nuk është në kompetencë të KQZ, u shpreh nënkryetarja e KQZ, Subashi. Ndërkohë anëtari i Partisë Demokratike pranë KQZ Klement Zguri, duke kundërshtuar pretendimet e Subashit, u shpreh se qoftë dje qoftë sot nuk po bëjnë asgjë. Tabelat që janë me vendim të KZAZ po miratojmë, pra ato që kanë kaluar me 7 firma të plotësuar nga KZAZ. Që kështu nuk ka asgjë për të dyshuar këtu, Zguri. Më konkretisht socialistët kundërshtuan miratimi e tabela të rezultatit për 4 KZAZ të Tiranës, ku sipas tyre nuk kishte anjë lloj vendimi për rezultatit. Gjithashtu PS do të animoje disa nga këto zona , ku pretendohet se rezultati nuk ka qenë i drejte në favor të kësaj force, si në Paskuqan, Berxulla dhe disa periferi të tjera, ku ka pasur boshllëqe në miratimin e rezultatit do të jenë pjesë e ankimimit që do të bëhet pas miratimit të rezultateve. Ndërkaq, me gjithë pretendimet për parregullsi të PS, kreu i KQZ e argumentoi miratimin e tabelave përmbledhëse, me zbatimi i nenit 123 të Kodit Zgjedhor, që do të thotë hartim i tabelës së qarkut dhe ankimim i vendimeve të KZAZ. Pra edhe kur KZAZ ka marrë vendi edhe kur nuk ka marrë vendim, Ristani tha që KQZ është e detyruar ti miratojë tabelat, pasi ashtu e parashikon ligji. Ne kemi marrë vendim dhe iu kemi thënë kemi që të plotësoni tabelën përmbledhëse të rezultatit, të cilën ata e kanë kryer duke marrë vendim. Duke qenë se atje ka një vendimmarrje, ligji thotë se ajo ankimohet së bashku me tabelën përmbledhëse të rezultatit, në KQZ. Pra, rastet nuk qëndrojnë dhe nuk ngjajnë me njëri-tjetrin dhe ne jemi duke bërë një vendimmarrje korrekte, procedurale dhe ligjore, shprehet Ristani. Sipas rezultateve paraprake të KQZ, në votimet e 28 qershorit në qarkun e Tiranës  koalicioni Aleanca e ndryshimit fitoi 16 mandate, koalicioni Bashkimi për ndryshim 15 mandate, ndërsa LSI 1 mandat. Për ditën e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës funksionuan 826 qendra votimi të grupuara në 16 KZAZ, ndërkohë që numri i zgjedhësve ishte 725.446.

**************************************************************************************
KQZ miraton tabelën përfundimtare të rezultateve për qarkun e Elbasanit
Ndonëse pa votat e socialistëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën për certifikimin e rezultateve përfundimtare në disa qarqe të vendit. Kështu, gjatë mbasdites së djeshme KQZ ka miratuar me shumicë votash tabelat përfundimtare të rezultateve zgjedhore të Qarkut të Elbasanit me 4 vota por dhe 3 vota kundra që respektivisht janë votat e përfaqësueseve të PS. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së pasdites së djeshme u verifikuan tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve të e këtij qarku me procesverbalet përkatëse, bëri korrigjimet e nevojshme. Edhe për tabelat përmbledhëse të  këtij qarku socialistët patën e kundërshtimet e tyre, por ashtu si gjithmonë çështje është zgjidhur me shumicë votash, që respektivisht i gëzon Partia Demokratike. Sipas përfaqësuesve socialist në KQZ, ashtu si ër qaqet e tjera, miratimi i projektvendimit të këtij qarku nuk mbështetet mbështet mbi bazën e të dhënave të nxjerra nga KZAZ përkatëse, shifrat e të cila nuk përputhen me shifrat e tabelave përmbledhëse dhe kjo sipas tyre nuk është gabim teknik shifrash, por papërgjegjshmëri të të individëve politik. Megjithatë, edhe nëse në këtë qark janë konstatuar parregullsi, dy forcat e mëdha në vend Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, janë ndarë pothuajse më numër të barabartë votash. Ndërkohë, edhe nëse do të përfshiheshin në tabela te rezultateve përfundimtare ato qendra votimi  që sipas tyre nuk janë përfshirë, kjo nuk do të ndryshonte raportin e mandateve midis këtyre dy forcave, madje një gjë të tillë nuk e pretendojnë as vetë socialistët. Megjithatë, përplasjet PD-PS në KQZ dhe votimi kundër i çdo vendimi të ditëve të fundit nga anëtarët e PS, tashmë është bërë një gjë e natyrshme. Kjo në fakt ka ndodhur pasi ligji i Kodit Zgjedhor në këtë fazë ku ka arritur procesi nuk i përcakton qartë detyrat e KZAZ dhe rolin e KQZ si institucioni kontrollues dhe administrues të zgjedhjeve. Ligji krijon hapësirë për interpretime të ndryshme, ngaqë nga njëra anë i jep pushtet KQZ të korrigjojë KZAZ, dhe nga na tjetër i jep të drejtë KZAZ që të jetë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve me vendimin që ajo merr duke e firmosur sipas ligjit. Si rrjedhojë, socialistët shprehen se KQZ duhet të numërojë dhe të përfshijë në tabelat përfundimtare të rezultatit të gjitha kutitë që kanë lënë jashtë KZAZ, ndërsa KQZ shprehet se ligji nuk ua jep këtë kompetencë për ta korrigjua vendimmarrjen e munguar të KZAZ, duke lënë të hapur mundësinë e animimin më vonë. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në votimet e 28 qershorit në Qarkun e Elbasanit dy koalicionet e mëdha Aleanca e ndryshimit dhe Bashkimi për ndryshim i ndanë në mënyrë të barabartë 14 mandatet e këtij qarku, nga 7 për secilin. Në Qarkun e Elbasanit ishin regjistruar 299.663 zgjedhës, ndërsa funksionuan 550 qendra votimi të grupuara në 6 KZAZ.

*********************************************************************************
Zgjedhjet, PS dorëzon ankimimin në KQZ për numërimin e 9 kutive të Fierit
Partia Socialiste ka dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Komisionin Qëndro të zgjedhjeve ankimimin për rezultatin e qarkut të Fierit, ku  ka kërkuar numërimin e në 9 kutive të votimit të këtij qarku.  Ishte Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, që dorëzoi animimin në KQZ për numërimin e 9 kutive të Fierit, konkretisht KZAZ numër 18, 19, 20 dhe 22. Kërkesa e Socialistëve mësohet se është bërë brenda afatit ligjor, që përcakton se afati për ankimimet është 3 ditë pas miratimit të tabelave përmbledhëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›